Nishani: Ja pse firmosa për SHQUP

redaktor

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, në një intervistë për të përditshmen “Panorama”, ka sqaruar edhe një herë se familja e tij nuk ka asnjë pretendim pronësie në godinën ku ndodhet aktualisht selia e Partisë Demokratike. Duke folur për sulmet e bëra nga mazhoranca e ardhshme, Kreu i Shtetit shpjegon në intervistë edhe rrugën që u ndoq për të mundësuar kalimin e godinës së Shtëpisë Qendrore të Ushtrisë në seli të Partisë Demokratike.

Një vendim që ka ngjallur debate të ashpra, edhe për shkak të kundërshtimit të shefit të Shtabit të Forcave të Armatosura. “Objekti nuk ishte në përdorim operacional”, shprehet Nishani për “Panorama”-n, ndërsa fton kundërshtuesit e dekretit që të ankohen në Gjykatën Kushtetuese. Një ditë më parë, Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, i kërkoi prokurorit të Përgjithshëm të hetojë, lidhur me atë që e cilësoi si “shantazh ndaj Kreut të Shtetit” për çështjen e selisë së Partisë Demokratike. Nëpërmjët një deklarate, Nishani hodhi poshtë akuzat se, familja e tij është e përfshirë në pronësinë e truallit, ku ndodhet selia e Partisë Demokratike, që sipas një vendimi të qeverisë, do të spostohet në ambientet e Shtëpisë Qendrore të Ushtrisë. Presidenti Nishani kërkon edhe nga kryeministri i ardhshëm, Edi Rama, të ndalë fushatën “e pdrejtë dhe të padenjë” ndaj Kreut të Shtetit.

Share This Article
2 Comments
  • historia e kapterrit qe u be president (de juro), noteri personal I gjyshit matrapaz (de facto),,,,,,,,,,,,,,,,!!!!!!!!!!!!!!!!

  • ”Objekti nuk ishte në përdorim operacional”,thote Bujar Nishani,se me vjen turp ti them President.Ti sqaro more zhele qe pse ke firmosur nje dokument qe ligji shprehet qarte qe, duhej firmosur me para nga Shefi i Shtabit te Pergjithshem.Je komplet Idjot dhe je vegla me ordinere e Saliut.Me vjen TURP qe je i ashtequajturi Presidenti im dhe i Shqiptareve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *