Nishani kërkon rivlerësimin e figurës së Zogut, të cilin e konsideron “burrë shteti”

redaktor

Gjatë dhënies së disa dekoratave ditën e djeshme, presidenti Bujar Nishani ka mbajtur edhe një fjalim përpara krerëve më të lartë të shtetit.

Ai ndër të tjera ka thënë se duhet të rishkruhet historia për princ Vidin dhe mbretin Zog, të cilin e konsideroi një “burrë shteti”.

Për arsye ideologjike jashtë kësaj kujtese është lënë padrejtësisht  periudha e princ Vidit, i cili mund të akuzohet siç thotë Noli, se nuk mundi të bënte mrekulli, si dhe periudha mbi një dekadë e gjysmë themeluese, e Mbretërisë dhe mbreti  Zog, një burrë shteti, për të cilin shkenca e historisë duhet ta thotë fjalën e vet, pa propagandë, pa zjarrmi ideologjike, me argumente dhe dokumente historike, të cilat gati gjithmonë janë lexuar ose fshehur njëanshëm”, ka thënë Nishani.

Ndërkohë, ai ka thënë se me shfaqjen e portreteve të Enver Hoxhës, po shkelet ligji dhe fyhet një popull i tërë.

Do të ishte e pandershme, e pamoralshme po e po, një fyerje për gjakun e derdhur nëse nuk e shqiptojmë të vërtetën, sepse vetëm ajo na bën të lirë. Vetë faktin tragjik, atë që ëndrra dhe sakrifica e tyre u tradhtua, u manipulua dhe rezultati i saj u vodh prej klikës së prirë nga tirani Enver Hoxha,  portretet e të cilit po shfaqen në tubime përkujtimore, duke shkelur ligjet e Republikës sonë, duke fyer kujtesën tonë kombëtare dhe një popull të tërë, i cili nuk do të pranojë asnjë formë okulte apo të hapur rehabilitimi për këtë demon të së keqes”, u shpreh ai./b.l

Share This Article
5 Comments
  • Nga nje marionete e pinjolleve te ish kolaboracionisteve dhe tradhetareve te atdheut, minimanipulator dhe delenxhi qe ka uzurpuar karriken e presidentit te republikes, nuk mund te presesh opinion tjeter.
    ky delenxhi duhet te jape llogari para popullit, parlamentit te zgjedhur nga sovrani dhe drejtesia per abuzimet antikushtetuese te psotit qe mban, ne fyerjen qe u ka bere luftes, partizaneve, atyre qe dhane jeten per liri, duke rehabilituar dhe dekoruar armiqte e ketij populli, veglat e bishes naziste.

    • Vëzhguesi f ? Shumë seriozisht ja kini marrë deklarimet këtij sharlatanit president? Sa për dijeni ky birboja e di se “burra shteti” duhen quajtur të gjithë ata që i kanë pasur mustaqet “tip jari”!? Ha ha ha, i nderuar,- si nuk e kini ditur këtë gjë me tërë atë intelekt që reflektojnë komentet tuaj? Ka dhe një revistë mode me emër për modelimin mustaqor “tip bujaror”? Botim i presidencës!? Nderime!

  • Kur nuk je i qartè pèr historìnè ku i gjete faktet qè dekoron bashkepuntoret e fashizmit me medalje nderi.,apo tè kanè urdheruar qè te bèsh ato qe beri sala kur u largua nga karrikja e kryeministrit.Po bene veprime qè edhe vetè e kupton se janè gabim.I jep urdhèr historianève tè shkruajne mire pèr zogollin.i cili shiti shqipèrine e vodhi atè dhe ka vrarè patriotèt me tè mèdhenj tè kombit tonè.Po si mendon se kèto gjera i ha populli?Si do qe tè shkruhen ,brez pas brezi poulli do mèsoje kush ka qène satrapi zog dhe mandej ju satrapet e rinj te shqiperise tè shekullit 21.E kini treguar dhe tani rasti i fundit 21 Janari i 2011-ès.Gèrmoni se gjera mè tè zeza do tè gjeni pèr ditèzinjtè ,faqja do tu nxihet mè shumè,kurrè nuk kanè pèr tu zbardhur.

  • Ku i con mushka kete hajvan, a mendon se shume shpejt do e lere ate karrike e do jete i damkosure ne jete te jeteve per cfape po i ben kombit te vet. O u shofte rraca juaj e qelbur se nuk paskeni pas nder e dinjitet. O dordolec qepesh, do te ti dhjesin mustaqet o gjytyrym i pafytyre. Mos te zente viti i ri ishalla! Tamam tip spiuni si ne filmat e vjeter, ky surrat i peshtire.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *