Ashtu siç pritej, Presidenti Bujar Nishani nuk e ka dekretuar ndarjen e re territoriale, duke paraqitur tre argumente kundër.
Fillimisht, Nishani thotë se ndarja nuk ka qenë transparente dhe nuk është marrë mendimi i palëve të interesuara.
Së dyti, theksohet se ulja e njësive vendore cenon parimin e decentralizimit.
Së treti, thuhet se ndarja nuk është shoqëruar me përshtatjet e duhura në kuadrin ligjor.
Arsyet e kthimit të ligjit nr. 115/2014
“Për ndarjen administrativo-territoriale të njësive të qeverisjes vendore
në Republikën e Shqipërisë”
Të nderuar deputetë,
Në seancën plenare të datës 31 korrik 2014, Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar ligjin nr. 115/2014 “Për ndarjen administrativo-territoriale të njësive të qeverisjes vendore në Republikën e Shqipërisë”.
Ky ligj është paraqitur për shpallje më datë 6 gusht 2014. Në bindje të Kushtetutës së Shqipërisë, në ushtrim të drejtës së parashikuar në pikën 1 të nenit 85 të Kushtetutës, por mbi të tjera në cilësinë e përfaqësuesit të unitetit të popullit, në përputhje të plotë me interesin kombëtar dhe me interesin qytetar, kam vlerësuar se ky ligj duhet të rishqyrtohet nga Kuvendi duke marrë në konsideratë arsyet dhe argumentet sa më poshtë vijon.
Së pari, edhe pse ndaj bindjen se reforma e ndarjes administrativo-territoriale është e vonuar pasi e konsideroj atë si një çështje madhore kombëtare, e cila ka ndikim të drejtpërdrejtë tek qytetarët në çdo cep të Shqipërisë, tek interesat dhe problemet e tyre, tek zhvillimi i territorit dhe ai ekonomik, tek infrastruktura dhe mbrojtja e mjedisit, e që është e lidhur gjithashtu edhe me sigurinë kombëtare, me keqardhje konstatoj se gjatë procesit të hartimit të ndarjes administrativo-territoriale të njësive të qeverisjes vendore, është keqzbatuar (për të mos thënë është shkelur) neni 108, pika 2 e Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë e cila qartazi përcakton se kufijtë e njësive të qeverisjes vendore nuk mund të ndryshohen pa u marrë më parë mendimi i popullsisë që banon në to. Nga informacionet e administruara dhe bashkëbisedimet me një pjese te konsiderueshme te përfaqësuese te njësive vendore, ligji 115/2014 ka ndryshuar kufijtë e njësive të qeverisjes vendore pa marrë aspak mendimin e popullsisë që banon në to, ose në rastin më të mirë dhe më të rrallë, ky mendim është marrë në mënyrë të përciptë dhe të paplotë në kuptimin e normës kushtetuese së lartpërmendur.
Arrij në këtë konkluzion pas një analize të gjerë dhe të mirëdiskutuar me ekspertë të pushtetit lokal, zhvillimit rajonal dhe planifikimit të territorit me të cilët ndajmë një mendim të përbashkët se kemi të bëjmë me një proces aspak transparent. Asnjë nga propozimet e paraqitura nga shumë njësi të qeverisjes vendore, nuk janë konsideruar dhe nuk janë reflektuar duke mos respektuar Nenin 5 të Kartës Europiane të Autonomisë Vendore, si dhe nga fakti se këshillat e qarqeve janë “harruar” jashtë këtij procesi duke mosrespektuar nenin 68 të ligjit nr.8652(1), datë 31.07.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e qeverisjes vendore”.
Edhe vetë relacioni që shoqëronte projektligjin flet më shumë për takime konsultative me grupet e interesit, shoqërinë civile dhe bizneset, në një kohë kur Kushtetuta kërkon mendimin e popullsisë që banon në zonat që preken nga ndryshimet e kufijve.
Nuk mund të pretendohet aspak se 50% e 16000 të intervistuarve përbëjnë “mendimin e popullsisë”(2). Pushteti ekzekutiv gëzon të gjitha mjetet dhe format për të marrë një mendim të plotë nga popullsia që preket nga ndryshimet apo nga institucionet kushtetuese përfaqësuese të tyre, siç janë Këshillat e njësive vendore (neni 109 pika 1 e Kushtetutës).
Së dyti, në vlerësimin tim, sa më shumë të ulet numri i njësive të qeverisjes vendore dhe sa më të mëdha të bëhen ato, aq më shumë cenohen parimet e decentralizimit të pushtetit vendor dhe autonomisë vendore, të cilat janë të sanksionuara në nenin 13 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë.
Pikërisht në interpretim të kësaj dispozite vjen edhe Vendimi nr. 29/2006 i Gjykatës Kushtetuese i cili shprehet se: “Në themel të decentralizimit qëndron parimi i subsidiaritetit, sipas të cilit “ushtrimi i përgjegjësive publike duhet, në mënyrë të përgjithshme, t’i kalojë më tepër autoriteteve më të afërta të qytetarëve .””(3) Në këtë kuptim, ndaj me ju të nderuar deputetë, vlerësimin se sa më të mëdha të jenë njësitë e qeverisjes vendore, aq më larg do të jenë autoritetet nga qytetarët.
Për më tepër, Ju sjell në vëmendje një tjetër paragraf nga jurisprudenca e Gjykatë Kushtetuese e cila po në Vendimin nr. 29/2006 shprehet kështu: “Qeverisja vendore nënkupton të drejtën e njerëzve në bashkësinë e caktuar territoriale që në mënyrë të pavarur të qeverisin punët e tyre, nëpërmjet organeve të cilat i zgjedhin vetë, ose në mënyrë të drejtpërdrejtë. Parimi i decentralizmit të pushtetit është parim thelbësor mbi të cilin ngrihet dhe funksionon qeverisja vendore. Ai ushtrohet nëpërmjet parimit kushtetues të autonomisë vendore dhe kushtëzon ekzistencën e një pushteti vetëqeverisës vendor, sipas koncepteve të përparuara të organizimit të shtetit demokratik. Mënyra e organizimit dhe e funksionimit të qeverisjes vendore si dhe raporti që ajo ka me pushtetin qendror varen nga kuptimi kushtetues dhe ligjor që u jepet decentralizmit të pushtetit, autonomisë vendore dhe vetëqeverisjes.”.
Në plotësim të këtij argumenti vjen edhe ligji nr. 8652, datë 31.07.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e qeverisjes vendore” i cili në nenin 3 të ti përcakton misionin e pushtetit vendor: “Pushteti vendor në Republikën e Shqipërisë siguron qeverisjen në një nivel sa më afër shtetasve nëpërmjet:….”.
Së treti, por jo më pak e rëndësishme, gjykoj se reforma e ndarjes administrativo-territoriale duhej të ishte paraprirë medoemos me përshtatjet e duhura në kuadrin ligjor i cili rregullon organizimin dhe funksionimin e njësive vendore në Republikën e Shqipërisë. Ligji i sjellë për shpallje nuk shprehet mbi “fatin” e ligjit nr. 8652, datë 31.07.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e qeverisjes vendore” duke krijuar kështu kundërshti midis dispozitave të këtyre dy ligjeve dhe zbatimit të tyre në praktikë. Me ligjin Nr. 8652, datë 31.07.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e qeverisjes vendore” ligjvënësi ka rregulluar organizimin dhe funksionimin e njësive të qeverisjes vendore në Republikën e Shqipërisë, si dhe përcakton funksionet, kompetencat, të drejtat dhe detyrat e tyre dhe të organeve përkatëse. Këto kundërshti midis dispozitave jo vetëm që rrezikojnë të prodhojnë pasiguri ligjore, por vënë në pikëpyetje edhe shërbimet që popullsia përfiton nga qeverisja vendore.
Për më tepër, në një kohë kur na ndan rreth 1 vit nga zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore dhe vetëm 5 muaj nga detyrimi kushtetues që ka Presidenti i Republikës për të caktuar me dekret datën e zgjedhjeve, mbështes faktin se reforma e ndarjes administrative -territoriale duhej të ishte shoqëruar medoemos edhe me ndryshimet përkatëse në ligjin nr. 10019, datë 29.12.2008 “Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar.
Të nderuar deputetë,
Si përfundim, mosrespektimi i dispozitave kushtetuese të lartpërmendura si dhe mospërputhjet midis ligjeve brenda të njëjtit sistemi ligjor e bëjnë të padiskutueshëm nevojën e rishqyrtimin të këtij ligji nga ana Juaj. Ky ligj shkel parimet kushtetuese të shtetit të së drejtës, decentralizimit të pushtetit vendor dhe të autonomisë vendore. Ndaj, kërkoj mirëkuptimin tuaj në rishqyrtimin e ligjit nr. 115/2014 “Për ndarjen administrativo-territoriale të njësive të qeverisjes vendore në Republikën e Shqipërisë”.

Me ne fund palo presidenti e lexoj letren qe icoj, nga dera e pasme(andej nga futen edhe minjte) bastardi sali.Ky mustaqe muti pjese e gjirizit p.d.ist , nen nje dirigjim te plote te pa bese e anti shqiptar eshte bere pjesa me regresive e perparimit shqiptar,.Pra nje kancer , ashtu si krimi e korrupsioni.Fatkeqesisht ky eshte bere pjesa me e keqe , kur perfaqson gjoja unitetin e popullit , pra lajmi me I keq eshte gjingjonezimi I institucionit te presidentit , kur duhej te ndodhte e kunderta Neveri e urrejtje por edhe kjo nuk mjafton per te ……!!!!!
ik o degjenerate do i votojme te gjitha kulak i qelbur mordja te marrt autist
Militantet e PS nuk duhet ta marrin kaq te rende..! Kjo eshte demokracia! Eh..sa kohe u duhet ketyre te clirohen nga mentaliteti i asaj gruas qe nuk donte as uje, as buke as drita..vetem qe vellezerit e PS te shkonin mire me njeri tjetrin! Edhe Rama i tyre nuk eshte i shenjte…beri koalicion me LSI dhe Meten edhe pse ky ishte arsyeja e protestave te 21 janarit! Gjithashtu e kishte te sigurte perseritjen e zgjedhjeve bashkiake ne Tirane 2011 .. sepse nuk do mundte asnje gjykate te certifikonte rezultat me 90 vota diference kur kishte diference mes votuesve dhe votave mbi 700. Dhe ky shenjtori Rama terhoqi kete padi per te bere nje tjeter jashte afateve vetem qe te fitonte Basha! Sa pazare bejne keta “burra” vatani ne kurriz te atyre qe nuk duan as buke, as uje as…..! Zgjohuni nga letargjia e veteservilizmit dhe vetecvleresimit! Si Rama, si Nishani jane profesioniste te manipulimit me kesi lloj mentalitetesh!
o IDIOT PRESIDENTE:
1.Nuk e ke kuptiuar objektin e ligjit ( ehste reforme teritorjale menaxhim ) ne kete ligj nuk thuhet per decentralizim.ky ligj do te behet ne shtator.
2.Nuk ka te beje me ndarje kufijve por me menaxhim sa me te mire.
3.Transparence ka shkuar ne cdo komune bashki ministri.
4. President je per keshtutshmerin jo per politik aty.
A do vegjetosh me Nishanin zoti Kryeministri ine?Edhe ky eshte i pa varur,por edhe interesave te popullin dhe qeverise tate nuk po ja var.Si thua nuk mund ta heqe perlamenti se eshte i pa varur si Fullani,apo nuk ke numurat ne nahine tate?
Sa poshtesisht jemi mashtruar nga “Rilindja”
Po ke unitet “perfaqeson”ky njeri qe per fatin e keq te shqiptareve eshte emeruar nga S.Berisha President,per te bere pikerisht kete qe po ben,pengimin e ndryshimit qe deshen dhe votuan shqiptaret me 23 Qershor,per tu hakmarre ndaj tyre per Perzenien qe i bene Saliut nga karrikja e lyer me Gjakun e shqiptareve e Kryeministrit!??Po kur bie si “argument” Ligjet per Pushtetin Lokal te miratuara nga Parlamenti i me parshem;e perjashton mundesin e ndryshimit te ketyre ligjeve?Mendimi im eshte se “presidenti” i “zgjedhur” nga 30% e Votave ne Kuvend,ku 70% e Deputeteve mendojne ndryshe nga ai,nuk eshte Legjitim,eshte Antikushtetues dhe nuk perfaqeson Unitetin e popullit!
O Niko,eshte i pa varur dhe Edvini e tha dje qe nuk mund te propozoj ta heq,prandaj tall menderen me keta te pa cipet e “Rilindjes”presidenti qe e paçim sa malet.
E mo Jari me Xhelal ziun dhe Dasho mavrin u konsultove dhe arritene te till perfundim vaj me det cna ka gjet me kete persident.
keni ngeluar aty ku ju lane gjysherit, komuniste te pakthyeshem, te pandreqshem. Jemi ne vitin 2014 jo ne ’74 ore te mjere qe nuk pranoni se ne demokraci ashtu funksionojne pushtetet. Presidenti do e ktheje, parlamenti e kalon perseri, ka edhe gjykata ne demokraci ore mjerane kuqalashe, nuk eshte si parlamenti i para ’90 qe mblidhej nje jave ne vit dhe i kryente te gjitha me nje te ngritur dore. Fatmiresisht vetem ne qe flasim shqip i lexojme keto komente, ne te kundert bota e qyteteruar do na e kishte vene vizen me kohe.
kemi president kemi mjer ai vend
Nishani eshte teveqel njeri!
Cohini dhe hiqeni kete gomar. Hidheni ne plehra kete kapter qe js merr ne goje kriminelit Berisha.