Gjyqtarët e “Gërdecit” dhe të “21 Janarit” në krye të Gjykatës së Apelit

anazapta

Nuk dihet cili do të jetë pozicioni i presidentit Bujar Nishani lidhur me 7 juristët e përzgjedhur për vendet vakant në Gjykatën e Apelit, por KLD vendosi për gjyqtarët e rinj. Anëtarët e Këshillit të Lartë të Drejtësisë, në mbledhjen e zhvilluar me dyer të mbyllura, votuan dhe përzgjodhën emrat e 7 gjyqtarëve të rinj që do të zënë vendet vakante në Gjykatën e Apelit në Tiranë.

Pas votimit mes anëtarëve të KLD-së, gjyqtarët që morën më shumë vota janë: Ridvan Hado, Fatmira Hajdari, Ilir Mustafaj, Shkëlqim Mustafa, Agim Bendo, Ervin Metalla dhe Maria Qirjazi. Emrat e këtyre gjyqtarëve, KLD-ja do t’ia dërgoj Presidentit Bujar Nishani, i cili është ai që vendos për emërimin e tyre. Çka të bie në sy në këtë përzgjedhje dhe pse me votim, emrat janë gjyqtarë të përfolur në shumë çështje të rëndësishme gjyqësore. Disa prej tyre kanë qenë gjyqtarë të dosjes “Gërdeci”, të dosjes “21 Janari” dhe të shumë çështje të përfolura me ndikim nga pushteti apo për afera korruptive. Madje ndonjë prej tyre, siç është rasti i Agim Bendos njihet si gjyqtarë i pushtetit.

Mjaft çështje gjyqësore që kishin lidhje me zyrtarë apo shtetarë të lartë, kanë rënë në dorë të Bendos. Ritvan Hado e Fatmira Hajdari njihen si gjyqtarë të dosjes “Gërdeci”. Gjatë ushtrimit të detyrës, ka gjykuar shumë procese të rëndësishme, ndër ata rasti “Basha” për afatet e hetimit të dosjes nga prokuroria. Gjyqtari Ridvan Hado, gjyqtar karriere pranë Gjykatës së Shkallës së Parë në Tiranë. Në shumë prej proceseve gjyqësore ka qenë kryesues apo edhe anëtar. Njihet si gjyqtar i trupave penale, pavarësisht se pas ndarjes së seksioneve, ai është caktuar si anëtar i seksionit civil. Hado ishte njëri ndër juristët që u dekoruan me medalje nga ish presidenti Bamir Topi.

Megjithatë ditën e djeshme u votua nga pjesëtarët e KLD, ndaj ata aktualisht ata janë në pritje të pozicionit të ri. Gjithashtu, KLD-ja përzgjodhi me anë të votës edhe emrat e 16 gjyqtarëve që do të jenë gjyqtarë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Administrative.

******

Nishani mbron KLD: Sulmet e politikës, të pabaza

Në mbledhjen e sotme të KLD-së, presidenti Nishani i ka cilësuar të pabaza akuzat në adresë të këtij institucioni.
“Vlerësoj punën e KLD-së dhe kundërshtoj sulmet e pabaza nga politika ndaj këtij institucioni. KLD nuk e lidh punën me mazhoranca politike apo punën e qeverisë, por e ka bazuar mbi bazën ligjit dhe Kushtetutës”, tha presidenti Nishani, njëkohësisht kryetar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë.

 

Share This Article
10 Comments
  • Hiqeni kete buratin sa me pare,pasi do zbatoje deri me nje udhezimet antishqiptare te Berishes.Gjeni urgjentish kartelen mjeksore te tij,bejeni publike dhe jepini shkelmin b.theve.

  • kapterr Nishani eshte i pavarur qe kur takoi Ramen dje – nuk e dime se cfare ka thene rama ne ate takim por me siguri kane diskutuar se si duhet ti shkojne me mire mustaqet nishanliut – dhe rekordi qe do te thyeje rahmetliu ne Dhermi kete vit ne not ndersa kapterr nishani ne qendrimin ne karrike pa levizur non stop !!!

  • Po Fatmira Hajdari, ku e fitoji eksperiencen, apo me diplome me korespondence, thuajeni troc eshte gruaja e Hazem Hajdarit dhe pike, kje eshte drejtesia e jone qe nuk jep drejtesi. Ke doni ju te trullosni , popullin? E pate me 23 qershor se kush ishte sovrani, shpejt e keni rradhen edhe ju, per krimet dhe kriminelet qe keni mbrojtur duke u dhene pafajsi pa u bere gjyq. Paturpesia harrin deri aty ku thoni qe KLD, ja dergoji Presidentit emrat per t’i miratuar, ore toca, nivel zero dhe medioker, Nishani si Kryetar i KLD i miraton dhe Nishani si President cfare do te bej, do te kundershtoj veteveten ? Keto jane ato diplomat me 6muaj kurs te plepat dhe me korespondence pa lexuar asnje liber, vetem me merita politike. Na jeni bere si familjet e deshmoreve ne kohen e diktatures, qe mernin ushqime pa rradhe duke thene se eshte nene , moter e djale deshmori. Kjo eshte demokraci=diktature dhe diktator.

  • Te dhjefsha mustaqet i thone kesaj…

    Mazhoranca e re me ate kerkese popullore prej 84 votash ka te drejte reformash ne drejtesi.Dhe reforme ne drejtesi ne rradhe te pare do te thote ligje dhe ne rradhe te dyte ‘sherbetore’ e jo ‘florikerkues’.

    Kollaj te hiqen te gjithe ata qe ne shperblim te funksionit kane dhene pafajesi .Me ligj sepse i takojne atij sistemi dhe plepave…Ka burra te mecurr opozita sa te teprojne dhe per opoziten. Vini djelmosha qe e deshirojne profesionin si karriere profesionale e jo karriere monetare, ka plote magjistrale…

    Drejtesia e ka qelbur kete ane te Europes sepse ka funksionuar si padrejtesi per fukarane me banal te ketij kombi qe ‘thith nje cigare hashash’ dhe ka shfajesuar ‘kultivuesin, tregtuesin distributor e shperndaresin’ dhe mbeshtetesin politik ne fitim te disa thaseve me euro per perdorim vetjak e partiak kur ta lypin fushatat elektorale e blerja e votave per vazhdimesi pushteti.

    Vini drejtesi per shumicen…

    Kurre mos e marrshin ne dore drejtesine hallexhinjte sepse…

    Nishanit i eshte prishur nishani se i dridhet dora…

    Nishanit i eshte prishur nishani se i dridhet kemba dhe nuk merr dot pozicion qitjeje…

    Nishanit i eshte prishur ‘besa’ e dhene te ‘pabeseve’ per t’i mbrojtur…

    Para ligjit jemi te gjithe te barabarte, por para gjyqtareve jemi te gjithe te pabarabarte se edhe xhepat i kemi te ndryshme…

    Drejtesia eshte qeliza e kancerit qe po zhvillohet tmerresisht me metastaza oktapodike ne te gjithe hapesiren publike…

    U befte transparenca e parave dhe pronave se gjendet kollaj diagnoza…

  • po si do ta destabilizoje shtetin kur te nderrohen pushtetet,Me keta gjyqtare hajdute qe jane sahanlepires te tyre,

  • Ky sahanlepiresi i Berishes duhet qeruar sa me pare nga ajo karrike sepse eshte servil dhe injorant. Te vendosesh ne Apel ata gjyqetar qe liruan kriminelet e 21 janarit dhe Gerdecit qe ti gjykojne perserishte eshte nje poshtersi e pa shoqe dhe nje veprim antikombetar. Prandaj ky sakati Persident duhet qeruar sa me pare nga karrikja e presidentit. Keto mo0nstra te PD kane degjeneruar shtetin dhe kane turperuar kombin. Mjaft me me ta ne drejtimin e shtetit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *