Nishani me Tusk: Shqipëria kontribut për të zgjidhur krizën e refugjatëve

Elton Tafaruci

Presidenti i Shqipërisë Bujar Nishani në një konferencë të përbashkët me Presidentin e Këshillit të Europës Donald Tusk, deklaroi se Shqipëria do të përmbushë kriteret për t’u anëtarësuar në Bashkimin Europian.

Gjatë fjalës së tij, Nishani bëri me dije se me Tusk bashkëbisedoi edhe për çështjen e refugjatëve, të cilët janë të bllokuar në Greqi.

“Po përpiqemi të përmbushim betejat e BE dhe të plotësojmë kriteret për anëtarësim. E sigurova Presidentin tusk se Shqipëria është e vendosur të vazhdojë politikën e saj për të pasur marrëdhënie të mira me fqinjët në të gjithë rajonin. I kushtuam rëndësi edhe krizës së refugjatëve. E vlerësoj shumë punën që ka bërë BE”, tha ndër të tjera Presidenti Nishani.

 

Kurse Presidenti i KiE, Donald Tusk e theksoi se është e rëndësishme që Shqipëria të vazhdojë reformat dhe të ketë dialog mes partive politike. Ai shtoi se Shqipëria është partner i besueshëm i Bashkimit Europian.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *