Qeveria e re, Nishani mandaton Ramën si kryeministër

redaktor

Presidenti Bujar Nishani mandatoi sot kreun e PS Edi Rama për krijimin e qeverisë së re.

Kreu i Shtetit ka pritur në orën 09:56 kryeministrin e propozuar Edi Rama për ta ngarkuar me detyrën e krijimit të qeverisë së re.

Propozimi për emërimin e zotit Rama, si Kryeministër i Shqipërisë, iu dorëzua një ditë më parë kreut të shtetit nga kryetari i Partisë Socialiste, ai i Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe ai i Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, në emër të koalicionit “Aleanca për Shqipërinë Europiane”, mbështetur në nenin 96, pika 1, të Kushtetutës së vendit.

Pas emërimit nga ana e presidentit, Rama dhe qeveria e ardhshme do të votohet në Kuvend.

 

Kushtetuta

Në nenin 96 të Kushtetutës përcaktohet qartë procedura e formimit të qeverisë së re.

“Presidenti i Republikës, në fillim të legjislaturës, si dhe kur vendi i kryeministrit mbetet vakant, emëron kryeministrin me propozim të partisë ose koalicionit të partive, që ka shumicën e vendeve në Kuvend”, – thuhet në nenin 96 të Kushtetutës.

Mbi bazën e kësaj prerogative, partia ose koalicioni fitues duhet t’i propozojë kreut të shtetit emrin e kryeministrit të ri, tashmë të përcaktuar, Edi Rama. Pra, Partia Socialiste, si kryesuese e koalicionit të majtë, do t’i propozojë emrin e Ramës për kryeministër. Pas këtij veprimi, emri i kryeministrit duhet të kalojë provën në Kuvend, së bashku me programin politik dhe votimin e dekreteve të Presidentit të Republikës për emrat e ministrave, që pritet të ndodhë në seancën e sotme.

“Kryeministri i emëruar sipas nenit 96, nenit 104 ose 105, i paraqet për miratim Kuvendit, brenda 10 ditëve, programin politik të Këshillit të Ministrave së bashku me përbërjen e tij”, thuhet në Kushtetutë.

Share This Article
12 Comments
  • Me kën un si ky nishani me musteqe, qi asht një legen ku Saliu lan durt e pista, nuk kisha me e miratu dorëheqjen e Saliut të Viçidolit dhe nuk kisha me e dekretu EDI RAMËN për Kryeministër.

  • Nuk e di pse kemi kaq besim. Mbase nga qe eshte i vertete. Ate qe thote e ben. E çon ne fund. Nuk mashtron. Le te beje kete vend te vuajtur. U ngopem me aventuriere. Na bene gazi i botes.
    Te punohet fort, te vrapohet. Kemi humbur shume kohe. Drejt Europes… Suksese Edi!

  • Nishanka nuk duhet te dekretoje “bllokmenin” si kryeminister. Perseri duhet te kthehet Berisha ne pushtet. Vota e grabitur e socialisteve nuk duhet te numurohet. Perpara Kuksi drejt Tiranes, per te rrezuar bllokmenin, se ne anen tone ka mbetur “drejtesia” dhe me nder Presidenti.

  • Urime kryeministrit të ri dhe me mënd në kokë! Mbani premtimet dhe fjalën e dhënë! Fusni NDËSHKIMIN në kulturën e sistemit shtetëror. Ndryshe nuk kultivohen përgjegjësia dhe morali qytetar në kryerjen e detyrave para popullit. Hiqni dorë nga “prodhimi” i njerëzve të paaftë për ti pasur nesër në dorë, siç bënte menderja që iku.
    Ne shpresojmë kaq shumë, sepse jemi zhgënjyer kaq shumë!
    Prandaj kijeni “vath në vesh” se nëse nuk vini në jetë ato që populli ju ka kërkuar anembanë Shqipërisë, kudo ku keni shkelur gjatë fushatës, peshorja do vihet në punë përsëri! Sukseset tuaja do maten me peshën e farmacisë e jo me atë të nallbanëve që ikën! Edhe njëherë punë të mbarë dhe luftoni për MIRËQËNIEN e çdo shqiptari, sepse kjo tokë e pasur, mund të ushqejë e mbajë në pëllëmbë të dorës jo 3 milion shqiptarë por sa dyfishi i tyre, mos më tepër!

  • Se pari mos e eprdorni gabimisht ndajfoljen Si.ramen si kryeminister. Por, Ramen Kryeminister, pa si fare. Urime Z.Kryeminister, shendet e mbaresi ne qeverisjen Tuaj.Paqit shendetin Tuaj dhe shendetin e grupit qeveritar.Shqiperia eshte e shendetshme. me ft e mbaresi

  • Urime Kryeministrit te Ri. Rames po i jepet shansi per ta drejtuar sa mire kete vend dhe nga puna qe do beje keto kater vjet do varet edhe fitorja ne votime te kater viteve te tjera.
    Urime.

  • po nje foto nuk e kishit mundesine te jepnit

    se ky miu i kanaleve(nishanxhiu) sikur e pashe te lagur “nga emocioni”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *