“Ndryshimi i mentalitetit është sfida më e vështirë e shoqërisë shqiptare dhe e shoqërive pastotalitare në përgjithësi. Mungesa e tolerancës dhe konsensusit dhe qëndrimi i dyfishtë me kërkesa për standarde të larta demokratike në opozitë dhe qëndrimet autoritare në pozitë, qëndrimi në pritje në vend të marrjes së nismave janë shfaqje e mentalitetit të shkuar, të cilat ngadalësojnë procesin e zhvillimit të demokracisë dhe të reformave”.
Kështu u shpreh Presidenti Bujar Nishani në fjalën e mbajtur në Forumin Europian Alpbach 2014.
Përsa i takon procesit të integrimit në BE, Presidenti theksoi se anëtarësimi më i afërt i fqinjit tonë Kroacisë, hapja e negociatave me Serbinë, marrja e statusit të vendit kandidat nga Shqipëria dhe Procesi i Stabilizim-Asociimit me Kosovën hedhin poshtë teorinë e “lodhjes nga zgjerimi” të Bashkimit Evropian dhe përforcojnë bindjen se merita, bazuar në përmbushjen e standardeve, është kriteri me anë të cilit vlerësohen arritjet dhe “shpërblehet” afrimi institucional i çdonjërit dhe secilit prej vendeve tona me Bashkimin Evropian.
“Të gjitha vendet tona të Evropës Juglindore, të dala para dy dekada e gjysmë nga sistemi komunist, janë ndeshur me sfida të njëjta: konsolidimi i demokracisë funksionale dhe ndërtimi i shtetit ligjor, kalimi nga ekonomia e centralizuar në ekonominë e tregut të lirë konkurrues, si të inkurajojnë rritjen ekonomike, si të ulin nivelin e papunësisë dhe të ndalojnë “rrjedhjen e trurit”, si të tërheqin investitorët e huaj, të rrisin konkurrencën, etj.
Kriza ekonomike ka goditur rëndë edhe vendet e rajonit tonë. Dalja prej saj është e ngadaltë. Ndërkohë, rajone dhe vende të tjera po njohin rritje më të shpejtë ekonomike.
Një nga arsyet për rritjen më të shpejtë ekonomike dhe konkurrencën më të madhe është bashkëpunimi më i ngushtë dhe cilësor ndërmjet vendeve në këto rajone.
Vendet tona janë të vogla. Por, kur ata bëhen bashkë, ne jemi një treg tërheqës. Duke bashkuar potencialet dhe përpjekjet tona do të mund të zgjidhim problemet më lehtë dhe në mënyrë më efikase.
Objektivat tona janë plotësisht të arritshëm, por nuk janë ende shumë afër. Megjithatë, më duhet të them se Ballkani Perëndimor ka pësuar transformime si në pak rajone të tjera brenda më pak se një gjenerate. Ranë diktaturat, lindën demokracitë e reja dhe ekonomitë e centralizuara ia lanë vendin tregut të lire”, tha ai
Presidenti shtoi se rajoni ynë, dikur “ngatërrestar”, i etiketuar me epitete negative, po shndërrohet në “rajonin e mundësive të mëdha”, falë përpjekjeve tona për të mbyllur faqen historike të mërive dhe për të hapur faqen e pajtimit dhe bashkëpunimit.
“Ne kemi hedhur vështrimin drejt së ardhmes në paqe e stabilitet, me synim të kthjellët, integrimin në familjen euroatlantike. Po përdorim dialogun si mjet për zgjidhjen e problemeve dhe po rritet mirëbesimi te njëri-tjetri.
Ne po ecim përpara në këtë pjesë të Evropës nëpërmjet reformave transformuese brenda vendeve tona dhe rritjes së bashkëpunimit rajonal, nëpërmjet forcimit të lidhjeve tregtare dhe duke negociuar marrëveshje ambicioze, që rrisin bashkëpunimin në fushën e energjisë, transportit, sigurisë, mbrojtjes, arsimit, shkencës, mjedisit turizmit, duke modernizuar aleancat dhe partneritetet tona nëpërmjet pjesëmarrjes së plotë në nismat dhe institucionet rajonale. Marrëveshja Kosovë-Serbi, nënshkruar nga Kryeministrat Thaçi dhe Daçiç në Bruksel, më 19 prill 2013, me lehtësimin e Baroneshës Ashton, ka shërbyer shumë për paqësimin e rajonit, ndërsa zbatimi i saj, me gjithë vështirësitë që has, ka filluar të japë rezultate në terren. Kjo marrëveshje ka ngjallur, me të drejtë, shpresat se edhe çështje të tjera, të mbetura pezull në rajon, do të marrin zgjidhje nëpërmjet bisedimeve”, tha Nishani.
Sipas tij, projekti TAP shënon jo vetëm një fazë të re për sigurinë dhe stabilitetin energjetik të Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimit Evropian, por, pas zhvillimeve në Ukrainë, është shndërruar, gjithashtu, në domosdoshmëri si pasojë e nevojës urgjente për shumëllojshmërinë e burimeve dhe transportit të naftës dhe gazit.
“Vendet tona po punojnë së bashku me fqinjët në rajon dhe në Bashkimin Evropian për implementimin e Projektit të Korridorit Adriatiko-Jonian. Ky projekt do të ndikojë ndjeshëm në zhvillimin e qëndrueshëm të rajonit, lidhjen e tij me Bashkimin Evropian dhe daljen e tij në tregje të tjera. Vendi im do të vazhdojë të luajë një rol aktiv, moderator dhe konstruktiv në rajon, duke e konsideruar bashkëpunimin rajonal si parakusht të integrimit evropian.
Strategjia jonë në rajon nuk duhet dhe nuk është vetëm për sigurinë dhe tregtinë. Ajo ka të bëjë më shumë me ndërtimin e lidhjeve ndërmjet popujve në rajon dhe popujve të Bashkimit Evropian.
Edukimi mbetet gur themeli në suksesin tonë. Paqja, toleranca, mirëkuptimi, duhet të hyjnë së pari, në mendjet dhe shpirtrat e njerëzve. Shkolla është laboratori që ju formëson ju, si protagonistë të së ardhmes, të aftë për sfidat e kohës. Shkarkimi nga tekstet i informacionit jo-objektiv dhe të papërshtatshëm, që mbjell mosbesim, deri urrejtje për të tjerët dhe pasurimi i kurikulave me dije të vërteta dhe civile duhet të jenë nga qëllimet parësore të institucioneve tona të arsimit.
Ndër të tjera, zbatimi i sistemeve të arsimit të integruar, si një nga vlerat evropiane bazë, do t`i kontribuonte komunikimit dhe kohezionit ndërmjet grupeve tuaja shumetnike në ndihmë të ndërtimit të shteteve civile dhe të ardhmes tuaj të përbashkët”, tha Nishani.

PO KUJT JA THUA OR CYRYK??
Mungesa e llogjikes dhe qartesise te Nishanit eshte problem serioz per zhvillimin e Shqiperise dhe per te pastruar drejtesine Shqiptare nga korrupsioni i papare.
Nga cili planet ka ardhur ky ufo , dhe per ke flet per ke e ka fjalen ?? Per te dy problemet qe trajton po u jep mend te tjereve ne Europe , per tolerancen qe ai ka treguar e tregon ne keshillin e larte te (pa)drejtesise, si dhe per konsensusin total me tere sistemin e hajduterise ne te , sidomos me kompanine gjingjon, com , al ..!!!!!si dhefull-hajn@,com,.!!!!!!etj.,!!!!!
Ajo qe na shqeteson me shume eshte mediokriteti I kryetarit te shtetit,teper naiv,nuk e njeh fare sensin diplomatik.Ka per t’u harruar shume shpejt.
O MUSTAQE TE DHAN MEDALJE NE ATE KRA ANDEJ APO KENDEJ???
===========================
Z.Rama,
Urgjent fillo s’pastrimet e Institucione te pavarura te varura nga krimineli Sali Bisha.
Urgjentisht shkako Presidentin Sakat te varur nga krimineli Sali Bisha.
… Ne te kunderte Shqiperia kurre nuk do eci perpara.
==================================================
Nuk po na thua , ndonje fjale per tolerancen e popullit perpara mediokritetit tuaj si kapter ? Po kempin e fitove ?Semundja qe te ka zene nuk po Tregohet tolerante , perballe dhimbjeve tuaja ………….
kete palo presiqen un them ta vizitoni ne spitalin psikiatrik ne vlore se ndryshe do na marri ne qafe se ka shkallu krejt si baba sala
lum ne per kete loqe qe kemi
Fatkeqesi per ne qe na perfaqeson nje kelysh(lango) i Berish flliqesires!
-S’JA VLEN.
Hi there! this page is amazing. Ty for this page admin.