Në Shqipëri nuk duhet të habitemi për çfarëdo që ndodh. Mjerisht kemi patur një qeveri Berisha që sulmonte Presidentin e Republikës. Me ardhjen e Nishanit në krye të presidencës, askush nuk priste se do sillte ndonjë gjë të re. Por për fat të keq, tashmë presidenca është një zyrë e PD dhe Sali Berishës. Në Shqipëri gjatë presidencës së këtij Presidenti mustaqezi kanë ndodhur shumë ngjarje, por ai nuk është ndjerë fare, ndërkohë që ka bërë të fortin kur është prekur interesi i PD-së.
Policia e Shtetit ndërhyri në Lazarat, Presidenti heshti! Këto ditë po ndërmerr një aksion shumë të vështirë në zonën malore të Dukagjinit, bile policia qëllohet me armë, por Presidenti hesht. Nga ana tjetër, Nishani si një ushtar besnik i Berishës u mundua me çdo mjet të dëmtonte diplomacinë. Kemi ambasadorë që janë pensionistë dhe nuk dekretohet largimi nga puna. Unë e kam thënë që ardhja e z.Nishani në krye të shtetit ishte fatkeqësi kombëtare! Ashtu doli realiteti. PD dhe “engjëjt” e saj s’pushojnë së shari dhe së shpifuri, po kjo është mjerimi i një force politike që po shkon drejt një degradimi të pakthyeshëm.
O “burrë-shtetari” Nishani! Nuk e e destabilizon dot më Shqipërinë as ti dhe as Luli me Berishën. Ose largohu nga detyra, o dil publikisht dhe kërkoi falje popullit shqiptar për të këqijat që ke bërë deri më sot… shtatori është muaj “mjalti”.
Letër e nënshkruar, Gjin Musa
