Nishani: Ne shqiptarët s’i bëjmë kujt keq, përveç vetes

anazapta

Gjatë ceremonisë zyrtare të 100-vjetorit të pavarësisë, në Pallatin e Brigadave, presidenti Nishani i ka cilësuar shqiptarët si njerëz që nuk i bëjnë kujt keq, përveç vetes.  Gjithashtu, ai ka shtuar se ne jemi popull që dimë të përshtatemi dhe do të arrijmë të bëhemi banorë të denjë të BE-së.

Ja një pjesë e fjalimit të Nishanit.

“Ne shqiptarët jemi jo pak të çuditshëm; konsumatorë tekanjozë, dashuronjës të dalldisur, mbretër të vetes, që pretendojmë të kemi secili aeroportin e vet, secili autostradën e vet, secili spitalin e vet, secili prokurorinë dhe gjykatën e vet. Po, kështu jemi. Por dimë edhe të përshtatemi, dhe sigurisht që po përshtatemi e do përshtatemi për t’u bërë banorë të denjë të shtëpisë së madhe evropiane”.

“Ne shqiptarët kemi një avantazh të madh; ne nuk i bëjmë keq kujt. Por edhe kur bëjmë ndonjë të keqe, atë të keqe ia bëjmë vetes. Thuhet e përsëritet, më së shpeshti prej vetë nesh, se e gërryejmë shumë veten, dhe në çdo gjë jemi të fundit.

A është e vërtetë, dhe a ndodh për fajin tonë? Unë them se është një lloj kuptimi e vërtetë, por nuk mund të konsiderohet “e metë”, dhe nuk është tërësisht për fajin tonë”.

Share This Article
2 Comments
  • Keto nuk jan fjalime kryetar shteti,por muhabete kafenesh.Kryetari i shtetit percjell mesazhe per popullin ,jo si ky i yni qe duke shkelur protokollin lejon te flasi nje i ftuar i kryetarit te PD-es si MAartenes.

  • Ndrysho mendim mor i mjere,se keshtu zagar i Berishes do te ngelesh tere jeten.
    Kudo qe fole qe nje turp,ndrysho ate qe te pregatit fjalimet se je inkoherent turp per nje kryetar shteti(vete je i pa afte fizikisht por qenke edhe intelektualisht) Mjere ne o presidenti yne…..Ah…..sa keq SHqypni o e mjera SHqypni.
    Kush te ka qit me krye ne hi??

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *