Nishani në takimin e presidentëve të rajonit: Sistem të unifikuar energjitik

redaktor

Zgjerimi ekonomik në rajon, dhe sistem i unifikuar energjitik ka kërkuar presidenti i Shqipërisë Bujar Nishani, në samitin rajonal të Katër Presidentëve në Budva të Malit të Zi. Çdo valë rritjeje apo krize ekonomike në kontinent natyrshëm reflektohet edhe në ekonomitë e vendeve tona, tha Nishani

“Gjykojmë të domosdoshëm zgjerimin akoma më të madh të hapësirës ekonomike rajonale me atë evropiane, një prani më të madhe të programeve ekonomike të BE-së dhe shteteve kryesore përbërëse të saj, si edhe politika evropiane që asistojnë me teknologji e programe zhvillimi projektet e mëdha të infrastrukturës, energjetikës, informatikës, etj. Në kuadër të interesit për thellimin e bashkëpunimit ekonomik, përparësi do të përbënte krijimi i një sistemi të unifikuar energjetik rajonal. Energjia përbën sot faktor të rëndësishëm zhvillimi, në nivel kombëtar, rajonal e global”, u shpreh kreu i shtetit.

Minoritetet në të katër vendet e rajonit kreu i shtetit i ka konsideruar si ura të miqësisë. “Faktori shqiptar dhe minoritetet përkatëse të secilit nga të katër vendet tona i konsiderojmë ura të miqësisë.  Respektimi i plotë i të drejtave të tyre, arrihet nga demokratizimi dhe garanton paqen dhe stabilitetin ne rajonin tone”, vijoi ai.

Në samitin rajonal të Presidentëve janë të pranishëm ai i Shqipërisë, Bujar Nishani, i Malit të Zi, Filip Vujanovic, Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, Republikës se Maqedonisë, Gjorgje Ivanov.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *