Pesë ditë më parë, ndërroi jetë në mënyrë të parakohshme gazetari Agron Bala, por Presidenti i Republikës dërgon mesazhin e ngushëllimit sot paradite.
“Me dhimbje të thellë mora lajmin për ndarjen e parakohshme nga jeta të gazetarit Agron Bala, në kohën kur më së shumti mund të jepte për familjen e tij të nderuar, për gazetarinë dhe të gjithë shoqërinë shqiptare.
Për brezin e gazetarëve të pas viteve ’90-të, emri i Agronit është ndër më të njohurit dhe me shumë kontribute në gazetarinë radio-televizive.
Agroni do të mbahet mend si gazetar, themeluesi i radios së parë private në Shqipëri, profesor i gazetarisë, e njëkohësisht si skenarist i dhjetëra dokumentarëve televizivë”, shkruan Presidenti në mesazh.
“Ai ishte një drejtues i njohur i emisioneve televizive dhe njëri ndër gazetarët e parë të Shqipërisë në selitë e organizatave evropiane në Bruksel. Gazetaria e lirë dhe pluraliste e pas viteve të rrëzimit të diktaturës komuniste, në themelet e saj ka edhe kontributin e jashtëzakonshëm të Agron Balës.
Shpirti i Agronit u prehtë në parajsën e përjetshme! Ju zonja Irma, dhe vajzës suaj Jonës, ju dhëntë Zoti forcë dhe qetësi shpirtërore!”, shkruan më tej.

Vetem mos harroni ate “pas viteve te rrezimi te diktatures komuniste”; se kjo shprehje do vdes kur te vdisni edhe ju qe e keni perfaqesuar. Hipokrit qe moret nje popull dhe nje vend ne qafe! Respekt per kujtimin e gazetarit.