Nishani ngushëllon Presidentin e Gjermanisë dhe Mbretin e Spanjës për viktimat e aksidentit tragjik ajror

Dita

Presidenti Bujar Nishani i dërgoi sot mesazhe ngushëllimi Presidentit të Republikës Federale të Gjermanisë, Joachim Gauck dhe Mbretit të Spanjës, Felipe VI për viktimat e aksidentit tragjik ajror të ditës së djeshme, ku humbën jetën 67 shtetas gjermanë dhe 45 shtetas spanjollë.

 Presidenti përmes këtyre mesazheve u shprehu në emrin e tij personal dhe të popullit shqiptar, ngushëllimet më të ndjera e të sinqerta familjarëve të viktimave dhe miqve të tyre për humbjen e njerëzve të dashur.

 “Të pafjalë të përshkruajmë tronditjen nga kjo tragjedi, ju siguroj se në këto momente të vështira për familjarët e viktimave dhe kombet tuaja, jemi me ju dhe lutemi që viktimat të prehen në paqe!” – shprehet Kreu i Shtetit në mesazhet e ngushëllimit.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *