Presidenti i Republikës, Bujar Nishani ka lënë të kuptohet qartazi se ligji i mazhorancës për reformën territoriale do të ketë fatin e ligjeve të tjera të kthyera mbrapsht gjatë këtij muaji.
Para se të hedhë firmën në dekret, kreu i shtetit u konsultua sot edhe me të zgjedhurit e djathtë të pushtetit lokal ku e ka konsideruar këtë reformë të rëndësishme, por që duhet të jetë në përputhje me kushtetutën dhe interesat kombëtare.
“Kryerja e saj duhet të bëhet në përputhje të plotë me interesat kombëtare, ato të qytetarëve dhe duhet të jetë një proces i mbështetur në Kushtetutën dhe ligjet e vendit” thuhet në deklaratën e Presidencës.
Kjo garanci u dha nga Nishani gjatë takimit konsultativ që zhvilloi me të zgjedhurit vendorë, të komunave dhe bashkive.
Kreu i Shtetit shqiptar e quajti reformën administrativo-territoriale “një çështje madhore kombëtare, e cila ka ndikim të drejtpërdrejtë tek qytetarët në çdo cep të Shqipërisë, tek interesat dhe problemet e tyre, tek zhvillimi i territorit dhe ai ekonomik, tek infrastruktura dhe mbrojtja e mjedisit, e që është e lidhur gjithashtu edhe me sigurinë kombëtare”.
Presidenti Nishani theksoi se kjo reformë i ngarkon me përgjegjësi të gjithë aktorët vendimmarrës.

A fole me Mziun?……………….
Ky Nishani do nje hu ne bythe.
si dordolec misri duket lumsi ne per kete burr leshi
E mo mire,thashe cte reja kemi???
-do na çudisje ne te kunderten…
Edhe ne se nuk e firmos nuk I pelcet b….a askujt.Ti formal je karrikja jote bje ere p.d.nga zullumet poshtersite e korrupsioni.Eunuku I berishevicidolit.!!!!!
====================================================================
O Nishon-Mustaqia PD-se,
Gjermania po vjen.
Merr Sal Bishe te dilni dhe t’i zini rrugen me cuba dhe protestusa pa dhembe, te pa lare se Gjermania na ka vjedhur Shqiperine, Banken, jane te inkrininuar me Piramidat, Gerdecin, 21 Janarin … etj etj.
O Sali Shpellari-shpetimtari na shpeto, na jep armet e 96-tes, tritol, droge qe te behemi trima ….
====================================================================
Duhet hequr Nishan Kokepilka
Po mir tja ubej rilindjes te qelbur .