Nishani përplaset sërish me Naçon për drejtësinë

Bledar Lumani

Presidenti Bujar Nishani është përplasur me ministrin e Drejtësisë, Nasip Naço, në lidhje me reformën në drejtësi.

Nishani ka thënë në një konferencë të organizuar nga BE, se nuk u duhet marrë me sulme personale.

Edhe pse nuk ka përmendur emra, ai iu është referuar shkarkimeve të fundit në KLD.

Është koha të lëmë pas fjalët dhe shënjestrimin individual. Është koha të nisim e të përcaktojmë udhën që do ndjekim. Tryezat janë fjalë, tashmë është koha për vepra. Si fillim duhen përcaktuar prioritetet. Më tej objektivat për secilin prioritet dhe në fund të përcaktohet rruga që do ndiqet për të realizuar këto prioritete dhe në veçanti buxheti përkatës”, tha Nishani.

Ndërsa ministry Naço ka thënë se drejtësia duhet të jetë e përgjegjshme dhe qeveria po punon që të ketë përmirësime.

Drejtësia duhet të jetë e përgjegjshme, transparente dhe të krijojë besim tek publiku, prandaj ekspertë vendas dhe të huaj po punojnë bashkarisht për të përcaktuar rrugën që duhet ndjekur për të kryer reformën në drejtësi”, tha Naço.

Share This Article
5 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *