Nishani: Po përgjohet jeta private e imja dhe e familjarëve të mi

redaktor
Presidenti Bujar Nishani, duke folur gjate nje takimi me studente dhe pedagoge te Universitetit te Tiranes, ne kuader te 60 vjetorit te Fakultetit te Drejtesise./r/n/r/nPresident Bujar Nishani, speaks during a meeting with students and teachers of the University of Tirana in the framework of the 60th anniversary of the Law Faculty.

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani ka thënë këtë të enjte se përfaqësues të administratës shtetërore po përgjojnë jetën e tij private dhe të familjarëve të tij, por shtoi se nuk akuzon kryeministrin Rama për këtë.

E kam deklaruar publikisht disa herë në mënyrë shumë serioze, që jeta ime private dhe e familjarëve të Presidentit ka qenë nën survejim dhe nën përgjim.

Kjo është një çështje që në kontekst raporti institucional është shumë serioze.

Për mua nuk përbën asnjë lloj problemi, jam shumë krenar për jetën time private dhe të familjarëve të mi dhe për këtë nuk kam asnjë merak, por është një çështje që nuk meriton për momentin të ketë prioritet, por unë nuk do të heq dorë derisa kjo çështje të hetohet nga drejtësia”, deklaroi kreu i shtetit.

Presidenti Nishani deklaroi se ka prova dhe fakte në lidhje me përgjimin ndaj tij dhe familjarëve të tij, ndërsa shtoi se nuk i është drejtuar Prokurorisë për të denoncuar këtë, pasi sheh si të fortë influencën e qeverisë mbi sistemin e drejtësisë sot.

Për fat të keq, në konfirmimin që kam, të shumë provave dhe fakteve që kam, rezervimi im ka të bëjë me influencën e fortë të qeverisë në sistemin e drejtësisë sot për sot”, tha Presidenti i Republikës në një intervistë për Top Story.

Share This Article
13 Comments
  • Si c’duket presidenti eshte i semere menderisht. c’fare veprimesh te dyshimta kryejn familjaret e Bujarit qe te survejohen

  • ” U bera President” thote berishiani Bujar! Te eshte dhene rasti te behesh! Te beri Berisha por ti je nje idiot njelloj si Basha dhe te tjere qe i vene pas qerres Sales! A duhet e Nishani te jape dore heqjen pas kesaj! A ka te drejte maxhoranca te kerkoje doreheqjen! A duhet qe prokuroria te filloje hetimin per mosdenoncim sepse Bujari nuk paska besim tek drejtesia” e kapur nga Rama”?! Ky eshte skandal ! Largoheni kete kerme bashke me Salen!

  • Denoncoje ne prokurori.
    Rruga ma e shkurter e ma rrezultative.Se sa perallat ne shtyp.
    Por duket se ju qe njiheni per pushtet nuk keni haberr per shtetin themeltar qe udhehiqet e zbatohet ne drejtesine e ligjit themletar te kushtetutes.
    Ma shume vlersoni informimet nepermjet shtypit se sa ti drejtoheni ligjit kushtetutes se shtetit.

  • Presidenti thote qe po e pergjojne,kur ky e di qe po e pergjon admistrada shteterore pse nuk e con ceshtien ne prokurori.Nuk e di pse e pergjojne kete kur secretet e shtetit tone Jane te ekspozuara nga politikanet dhe deputetet ne Parlament.Atje thuhen te gjitha.

  • Ah ketij as Shvejk nuk mund t’i thuash, se Shvejku te bente te qeshje. Ky te ben te te neveritet vetja per ate se ke kemi ne krye te shtetit. Sikur te nderronte vendin e kokave, dicka puna mund te ishte me mire.

  • Per ke aludon ky rrush,per Ram Jaguarin,per Sali Litarin apo per Like Ditarin?Pyetja e pare qe del nga kjo deklarate eshte kur ke qene i papergjuar Ti or ……..,se dyti perse genjen kur thua per jeten private !Ku ke jete private ti kur gjysma e hemisferes te punon se tjetra te ka ngordhur qe kur njohe shoku Sali!

  • Kush nuk e ka “mizen nen kesule” nuk ka pse te shqetesohet.Ka njerez qe prej vitesh pergjohen dhe kjo edhe nen hunden e Tij.

  • ATEHERE SA ME SHPEJTE MOS E KUNDERSHTO REFORMEN NE DREJTESI ZOTI PRESIDENTE,MOS U ANKO PER DUÇKA QE ESHTE NE DOREN TENDE. KJO DREJTESI QE DHE NE KOHEN TENDE NDAJ MOS U QA. JE SHUME NAIV PER ATE KARRIKE ,LARGOU SE NUK TE MBAN DOTE.E KE RENDUAR VETEN SHUME DUKE KUNDERSHTUAR GJITHNJE POPULLIN QE VOTOI QEVERINE RAMA,E KJO TE KA BERE ME HIJE,DUKE ALUDUAR SE PO PERGJOHESH.MBASE, E PSE JO ,KE DEGJUAR SE PO TE PREGATITET NDONJE DOSJE,PASI E DI QE KE GABUAR,ME SHUME SE NJEHERE.

  • Ne nje kohe qe si nga brenda dhe nga jashte eshte rritur forte presioni per reformem ne drejtesi, per te shmangur elementet e inkriminuar e te politizuar, nga qoftlargu por edhe nga ky merhum president,si edhe per te futur nje fryme tjeter per drejtimin e ketyre organeve te pavarura e te depolitizuara, na ndel ky merhum dhe deklaron “Une nuk i denoncoj keto veprime ne prokurori , pasi prokuroria e drejtesia jane te kapura nga maxhoranca dhe une nuk kame besim tek ato”
    Medemek cfare reforme kerkoni qe te beni juve te maxhorances,kur juve kete prokurori e kete drejtesi e keni tuajen?
    Kjo eshte nje kundervenje e hapur e ketij merhumpresidenti per reformen ne drejtesi. Ai ne menyre te qellimshme mundohet te krijoj nje imazh per veten e vete se po luftohet nga maxhoranca per shkak te qendrimeve te veta konsruktive dhe te palekundura, por ja c’ti besh kesaj maxhorance destruktive e cila me mjete jo te ligjshme kerkon te terorizoje dhe detyroje presidentin qe qe te hedhe vallen sipas deshires se saje!?
    C’faredo qe te rthuash ti more merhum, jo brenda jo e jo, por edhe te huajt nuk i hane keto brockulla.
    Sa te lehte qe e paska patur kjo maxhorance qe te shperbeje nje klan mafjoz te drejtesise te instaluar per 8 e me shume vite nga qoftlargu e te bekuar nga ana jote, e me ne funde ta vendose ate nen hyqmin e saj, brenda nje kohe kaq te shkurter, pothuaj dy vjete!?

  • dihet kush e pergjon ,e pergjon ai qe i pergjon te gjithe vetem familjen e vet jo ,e pergjon se ka frike mos i ik ,e pergjon nga vrima e celsit ,e pergjon dhe kur eshte ulur mbi uturak ,se mos i shpeton nje pordhe ,e pergjon se e don ,e pergjon se e ruan mos e demtonje ,e pergjon se ka frike mos e tradheton ,e per te gjitha keto ai e pergjon , amani duhet instancat e shtetit te te ruajne se mos te te ndodh gje se mjere ne pastaj ,ku ta gjejme nje si ti ;e nje si ti kurre nuk do te mund ta gjejme ,je i pazevendesueshem ,

  • Po na habit Bujari me deglaratat qe po na jep.
    Gjin Gonat paskan kthyer pllake. Qnken pashkuar per te punuar me qeverine e majte?!
    Kush eshte ai qe i beson keto? Keto deglarata jane formuluar nga zyrat e shqupit, dhe i vjen ere punonjesve qe ndihmojne zbulimet e jashtme si serbe dhe ruse. Sistemi i drejtesise nuk ndryshon drejtim, vetem kur te shkrihet 100%.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *