Nishani pret Engel: Faleminderit për mbështetjen e SHBA

Elton Tafaruci

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani priti sot në një takim të veçantë kongresmenin amerikan Eliot Engel, i cili ndodhet në një vizitë pune në Shqipëri.

Nishani e falenderoi zotin Engel për rolin e veçantë dhe mbështetjen e fuqishme që ai personalisht i ka dhënë Shqipërisë, Kosovës dhe të gjithë shqiptarëve për afro tre dekada si kongresmen.

“Është gjithmonë kënaqësi mikpritja e një kongresmeni amerikan në Tiranë, por vizita dhe prania juaj na jep një gëzim të veçantë, si mua personalisht si president i vendit ashtu edhe të gjithë shqiptarëve”, tha Nishani gjatë takimit.

Kreu i shtetit shprehu gjithashtu mirënjohjen e thellë të tij për mbështetjen që SHBA i kanë dhënë Shqipërisë për anëtarësimin në NATO, konsolidimin e institucioneve, si dhe për pavarësinë e Kosovës.

“Shtetet e Bashkuara kanë qenë pranë Shqipërisë dhe shqiptarëve në momente kyçe të historisë së tyre moderne dhe lista e falenderimeve do të ishte shumë e gjatë, por një falënderim të veçantë dëshiroj ta bëj për mbështetjen që SHBA-të kanë dhënë për rrëzimin e regjimit komunist, si dhe për anëtarësimin e Shqipërisë në NATO, duke e ndihmuar të bëhet një anëtare e denjë e kësaj aleance”, u shpreh Nishani.

Share This Article
2 Comments
  • Pse nxitoi Engel per te ardhur sa me shpejt ne Tirane?Ku e ka hallin?Pse takoi me vrap Nishalliun,dhe jo Saliun?Pse tani mbas miratimit te vetingut?Ketyre pyetjeve tju pergjigjet Nishani! Saliu ka thene:-Une kam imunitet te perhershem!Kjo thenie shkon me viziten e befasishme te mustaqes!.Mjere SHqiperia!.

  • Edhe kete e ka zene “cerma” e drejtesise me duket.Po si nuk i thua nje falenderim edhe per kontributin e madh te Amerikes,per realizimin e njeres nga reformat me te medha gjate ketyre 25 vjeteve,per kontributin e dhene per “Reformen ne Drejtesi”?Ike dhe ti o palo president ike.Kjo reforme do te te nxjere edhe ty zbuluar…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *