Presidenti i Republikës, Bujar Nishani ka pritur sot në Presidencë nënkampionen e Evropës në atletikë, Luiza Gegën, sëbashku me trajnerin e saj Taulant Stërmasin, për t’i përgëzuar për rezultatet e arritura.
Nishani është autoriteti më i lartë shtetëror që pret sportisten shqiptare, e cila mbërriti në aeuroportin e Rinasit e pritur vetëm nga familjarët. Një pritje gjithsesi kortezie më shumë sesa mbështetëse për mangësitë e mëdha që shpesh Gega dhe trajneri i saj Stërmasi kanë ngritur zërin.
Në të njëjtën ditë, presidenti Nishani ka dekoruar me titullin “Mjeshtri i Madh” ish-atleten Klodiana Shala me motivacionin: “Për veprimtarinë e shquar dhe rezultatet e shkëlqyera të arritura si sportiste e nivelit të lartë në atletikë, gjatë veprimtarive kombëtare dhe ndërkombëtare, duke e renditur Shqipërinë në majat më të larta të sportit”.

Klodjana Shala nuk ka arritje te nivelit nderkombetar,pervec se braktisi garen ne Olimpiaden e Londres.Ka arritje ne keshillin e PD dhe ne bisnesin poshte shkalleve te stadiumit Qemal Stafa.
Shum mire qe e ja pritur Luizen
Luiza esht atletja jone ne e mire e te gjitha koherave dhe ajo neriton te shpetblehet per talentin qe ka