Presidenti Bujar Nishani ka zhvilluar sot një takim me kreun e Prokurorisë së Përgjithshme dhe drejtues të tjerë të institucionit numër një të akuzës. Gjatë fjalës së tij para prokurorëve, Nishani tha se është informuar për vështirësitë në punë dhe presionet nën të cilat gjendjen prokurorët. “Mos e prisni pavarësisë nga unë. Pavarësinë profesionale mund ta fitoni vetë. Profesionalizmi dhe integriteti moral garantojnë pavarësinë”, tha Nishani.
Kreu i shtetit theksoi se prokuroria duhet të nisë hetimet pas sinjalizimeve që vijnë nga mediat. “Nuk na mungon legjislacionit. Qytetarët duan të shohin rezultate konkrete”, tha ai.
Ka te drejte. Ai mezi mban ne kembe vehten e tij.