Nishani: Reforma në drejtësi të jetë vullnet, jo synim

anazapta

Gjykata e Apelit të Tiranës zhvilloi analizën vjetore të punës, në një konferencë ku ishin të pranishëm edhe Presidenti i Republikës Bujar Nishani dhe ministri i Drejtësisë, Nasip Naço. Në fjalën e tij, Presidenti i Republikës theksoi rëndësinë e reformës në sistemin e drejtësisë, duke nënvizuar se kjo reformë në thelb duhet të jetë vullnet dhe jo synim. Sipas kreut të shtetit, “reforma në sistemin e drejtësisë, konkretisht ajo në sistemin gjyqësor, është një proces i pandalshëm, një proces që riafirmohet përsa kohë përballet me sfida të reja. Përfituesi kryesor i reformës duhet te jetë gjyqtari, përndryshe nuk mund ta përfitojë këtë shërbim qytetari, pa kaluar më parë tek gjyqtari”. Duke vlerësuar maksimalisht angazhimin e gjyqtarëve e duke nënvizuar domosdoshmërinë e vijimit të reformave bazuar në vullnet, presidenti u shpreh i bindur se vit pas viti, ditë pas dite e kohë pas kohë do të formatohet ai standard që meriton ky pushtet i rëndësishëm.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *