Nishani “sfidon” ligjin e ri për emërimet në Gjykatën e Lartë

redaktor

Ndryshimet në ligjin organik për emerimet në Gjykatën e Lartë, miratuar seancën e parafundit parlamentare duket se nuk kanë zgjidhur asgjë në konfliktin mazhorancë – presidencë për këtë çështje.

Ndersa pritej shprehja e kreut te shtetit permes dekretit per keto ndryshime ligjore, ai ben hapin e kundert. I eshte drejtuar kryetareve te 5 grupeve parlamentare per konsultime mbi kriteret per perzgjedhjen e dy anetareve te rinj te gjykates, duke bazuar kerkesen ne ligjin e vitit 2000.

“Bazuar në listën e konkurrentëve, kërkoj bashkëpunimin tuaj në dhënien e mendimeve për përcaktimin e kritereve konkrete dhe performancën që duhet të kenë dy anëtarët e rinj të Gjykatës së Lartë, në respekt të kërkesës kushtetuese për kualifikim të lartë, përbërje cilësore dhe të përshtatshme të Gjykatës së Lartë”, thuhet në letër.

Pavaresisht se presidenti flet per percaktim kriteresh permes konsultave te kryetareve te grupeve, ai e ka shoqeruar kete kerkese me nje liste emrash qe sipas tij plotesojne kriteret ligjore.

Presidenti iu le afat grupeve parlamentare per dhenie mendimi deri ne daten 5 janar. Letra e Bujar Nishanit, nenkupton qarte se nuk eshte dakort me ndryshimet ligjore per emerimet ne Gjykaten e Larte, duke paralajmeruar mos dekretimin e tyre.

Sikunder pritet nje pergjigje me nje permbajtje te ndryshme nga ajo qe kerkon presidenti, prej kryetareve te grupeve te mazhorances, e cila i ka rrezuar presidentit ne Kuvend 5 dekrete per vendet vakante ne kete Gjykate.

Si zgjidhje te ketij ngerci mazhoranca pa ndryshimet ligjore, qe parashikojne ngritjen e nje Keshilli Konsultativ prane Presidentit, me perberje te krereve te institucioneve te drejtesise, strukture qe ne bindjen e mazhorances do ndikoje ne dy elemente: Do te ule ndikimin subjektiv dhe politik te presidentit ne procesin e dekretimit te kandidateve per anetare te Gjykates se Larte dhe do te rriten emerimet me kriteret me larta.

Por levizja e rradhes se Bujar Nishanit, i shkon perkunder besimit te mazhorances se ndryshimi i ligjit ishte zgjidhje e ngerçit, duke e rikthyer serish ne qender te marredhieneve te tij me mazhorancen, konfliktin per kete çeshtje.

Share This Article
4 Comments
  • Shikoni me kujdes kete fotografi !!!
    “Trimi” Ruci i rri kapterit “gati tu” dhe “kaposhi”qe e mat veten me hijen e akshamit kerkon
    te kete atrIbutet e presidentit Amerikan , me nje ndryshim fare te “vogel” se presudentin
    Amerikan e kane zgjedhur 320 milion amerikane , ndersa mysybetin tone e ka zgjedhur
    nje njeri i parlamutit , qoftelargu qe cdo dite pellet dhe i duket vetja se ende eshte K/mini-
    nister ,megjithese me kete parlament majoritar cdo gje mund te beje vaki ku vetem tirren
    teori te kota dhe asnjehere nuk shtrojne e te diskutojne per hallet e popullit mjeran.
    Edhe Noli qendiste fjalime te bukura ne Lidhjen e Kombeve sa ne perfundimin e fjalimit
    te te tij duatrokitesh ne menyre frenetike , por kur erdhi puna ne Shqiperi ia mbathi patkojt
    njeri, qe kishte emri Ahmet Zogolli . Dhe fjalimet e tij ishin me pathos iluminist por qe nuk
    vlenin per nje vend sic ishte e eshte Shqiperia…

  • Nuk mund te qendroje ndryshe i shkreti, eshte dordolec e si punon asgje. I kane ngrire te tera kembe e duar dhe mesi sic duket. Ishalla Zoti ia kendon kengen se shpejti ketij shpifaraqi te peshtire!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *