Nishani sulmon qeverinë për varrin e Isa Boletinit: U përpoqën ta përdorin

Bledar Lumani

Presidenti Bujar Nishani ka shfrytezuar debatin e shkaktuar nga propozimi i qeverise se Kosoves dhe Shqiperise per varrimin e Isa Boletinit ne Vlore, per te sulmuar politikisht vendimin dhe per ta politizuar pa nevoje nje ceshtje qe dhe ashtu eshte bere banale nga pamundesia dhe pasiguria per te vendosur varrimin e nje prej heronjeve tane te pavaresise ne Boletin, vendlindja e tij e cila gjendet thuajse nen kontrollin e paramilitareve serb ne Veri te Mitrovices.

Nishani duket se mezi ka pritur rastin te behet pale ne konflikt, pa dhene ndonje sugjerim per sigurine e ruajtjes se varrit te Isa Boletinit aty qe mund te behet shkak per incidente te reja.

Nga tri propozimet publike , ai per tu varrosur ne Vlore, ai per tu varrosur ne Prishtine dhe ai per tu varrosur ne Boletin, Nishani eshte bere pale me kete te fundit.

Jam i surprizuar pozitivisht me reagimin e mitrovicasve, përkatësisht dashurinë e tyre të treguar për heroin Isa Boletini dhe me vullnetin e shprehur që ai të rivarroset në Boletin.

Edhe Vlora, edhe Boletini, i përkasin historisë gjithëshqiptare, ashtu sikur që i përkasin edhe figurat e mëdha të kombit, Ismail Qemali e Isa Boletini.

Por, historia nuk guxon të zhvendoset nga aty ku është bërë dhe ku është edhe sot.

Këtë nuk mund ta bëjnë as presidencat e as qeveritë. Mitrovica përmes Boletinit është simbol i ruajtjes së territoreve shqiptare, prandaj eshtrat e heroit Isa Boletini, duhet të vendosen në vendlindjen e tij, në Boletin.

Unë do dëshiroja që edhe ceremonia të jetë sa më dinjitoze dhe të ndodhë aty”, tha ai.

Presidenti Nishani në vazhdim tha, se me figura të çmuara historike nuk duhet të luaj askush dhe se është e papranueshme dhe e pafalshme që figurat e mëdha historike të kombit të shfrytëzohen për interesa të politikës ditore.

Si duket, në këtë rast pati një përpjekje të tillë, por që qytetarët e Mitrovicës, të Kosovës e më gjerë e kuptuan se ky ishte një kurth politik, për të cilin përgjegjësinë e mbajnë ata që e përgatitën”, tha presidenti Nishani.

Keto komente Nishani i ka bere gjate takimit me kryetarin e Komunes se Mitrovices Agim Bahtiri, duke hyre politikisht ne nje ceshtje qe eshte teresisht jopolitike dhe mbi te gjitha delikate per shqiptaret ne Kosove dhe Shqiperi.

Share This Article
25 Comments
  • Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë (neni 86/1) përcakton se “Presidenti i Republikës është Kryetar i Shtetit dhe përfaqëson unitetin e popullit”. Roli i tij konceptohet si faktor ekuilibri në jetën e vendit. Ai mund të cilësohet si një “mediator institucionesh dhe si një “pushtet asnjëanës”, domethënë si një pushtet që nuk përfshihet në lojën politike, por qëndron mbi palët dhe nuk kryhen asnjë funksion aktiv në përcaktimin dhe realizimin e drejtimit politik.

    • Nishani godet serish, dita-dites tregon se ai nuk e ben dot rolin e presidentit, por thjesht eshte zgjatje e gishtit te saliut dhe lulit per t’i bere fushate. Mjere ne si shtet qe perfaqesohemi nga nje palaco qe s’di as kompetencat e veta.

  • Nishani harron qe eshte president. Dhe ben detyren si antar i shqupit. Nje president i deshtuar.

  • po i vjen fundi dhe postit te tij , leqe si mund te jete president nje qe i mban krahun Pd dhe mbron kte te fundit , Presidenti zgjidhet ne te mire te popullit duke qene i pa anshem politikisht

  • Po ktjo pun i ka mbetur nishanit se presidentin e ben kur i thot saliu ben fushat kur i thot saliu, shan kur thot saliu etj etj kshuqe ska se si te beje presidentin.

  • O dorac e gagac, c’jane keto qe thua zotrote? Mos kujto se populli shqiptar kudo qe ndodhet

    ha bar dhe nuk i kupton fjalet e tua gjithe helm e vrer. Ne hale te gomrit do te shkosh se-

    shpejti edhe ti ashtu sic e pesoi Sali kriminel Berisha.

    • vetem nje njeri i ulet mund te flase me kete gjuhe per perfaqesuesin e institucionit me te rendesishem ne vend qe eshte ajo e presidentit.

  • A e mendoni se cfare do ndodhte sikur Parlamenti ta shkarkonte kete President sekoti. Nishani do behej heroi i dyte i demokracise se i pari eshte Hajdari .Rama as qe e r.. fare dhe e le te llomotisi .Jo kete por dhe te Madhin e te Medhenjve.
    Saliu ka ca dite qe po rri si qenjgje i urte .Ju e besoni ? Prisni kur te beje ndonje rremuje .I ka marre te dhenat qe po i afrohet dajaku i dyte i popullit dhe do gjeje pretekste te bojkotoje zgjedhjet ose ndonje cmenduri per te prishur imaxhin .

  • Sakati moral ,mendor dhe fizik I fronit presidencial (rrota e jarit) te Shqiperise nuk le rast pa e vertetuar se eshte president I nahijes kusaro-bandite shqup-se,po aq sa verteton se ne sistemin tone kushtetues ka nje ngerc llahtarises te institucionit te presidentit si garant I unitetit te Popullit Shqiptar por qe nuk zgjidhet nga Populli Shqiptar
    Sa per ISA BOLETININ si themelues I shtetit te shqiptareve,nuk kane mbetur rrembythje eunuke si rrota e jarit te bejne vleresime per kete gur themeli te historise sone .
    Jam mese e bindur qe per banoret e Boletinit do te jete nje krenari legjitime,sikurse per gjithe shqiptaret kudo qe jetojne,qe te prehen prane dy Baballaret themelues te shtetit tone.
    Lojrat per te cilat flet jari ,jane vetem ne natyren e tij bastarde dhe gjakprishur.
    TUNG.

    • Nuk mendoj se ti moj lora dhe rama keni te drejten te vendosni se ku do varoset Isa boletini. Jane familjaret e tij ne rradhe te pare dhe Kosovaret ne rradhe te dyte qe duhet ta marin kete vendim.

  • Dihet kush eshte Nishanlliu tashme pa mustaqe,nje palo PD-ist i thekur,por nuk ka fj ai-e ka maxhoranca qe duhet ta kishte shkarkuar me kohe per te korruptuarit galopant ne sistemin e ddrejtesise,KLD krejtesisht politike e korruptive;;!

  • Nishani nuk ka patur kurre “nishan” per te shenuar me arme kur pergatitej per oficer e te shenoje tani ne politike. “Pika qe s’i bie se nga Sala ne fron qendron.

  • Jam plotesisht dakord me iden e Nishanxhiut, por me nje kusht! Qe ti behen nderet ashtu sic duhet figures emblematike te kombit shqiptar Isa Boletinit,rivarimin e tij ne Boletin ta nderoj dhe organizoj, duke marre pjese edhe vete fizikisht atje!Ky do te ishte nderimi dhe vleresimi me i madhe qe mund ti behej kesaj figure nga ana e presidentit te republikes.

  • Kete reagim, Nishani e ka te percaktuar nga Sala, i cili nga ana tjeter e ka me porosi nga klanet famekeqe ne Boagrad, qe duan konflikte.

    Hoxhe Shefqet krasniqi dhe organizatat islamike nxisin ca ushtarake te UCKse qe i paguajne me leke te arabeve dhe turqeve nga njera ane, dhe Sale me mashat e tij ne shqiperi nga ana tjeter jane si ato sahatet me mina qe i kurdis ne distance.

  • KRITIKONI PO ME SHANI E OEFNDONI DRETUSIT PAMVARSISHT KUSH ESHT.ME QINDA KAOMETE KA NEW YORK TIME GAZETA POR NUK KA SHAJE KA KRITIKA TE FORTA E TE ASHPRA.
    SHARJET NUK TE BINDIN DHE NUK NGJLLIN ASNJE INTERES PERKUNDRAY JA ULIN VLERAT KRITIKAVE TE DREJTA
    KOMETET BEHEN PER POLITIKE.
    KETU ISA BOLLETIN NUK KA QEN ASE NE P.k.ASE ps:
    AI MUND TE KETE QEN NE p. E XHONTURQVE SE ATERHER SKA PATUR PARTI TJETER NE SHQIPERI
    sI GRADE APO TITULLQE I KANE DHEN TURQIT B E G MUND TE KETE QEN NE NDONJE PARTI.sKA RENDESI.
    FIGURAT KARIZMATIKE NUK DUHET ME I TOLLOVITE SHUME.
    LENI ASHTU SIC JANE MOS HYNI ANALIZAVE SE DEFTERET
    FLAIN NDYSHE.
    PSE ?KUR FITOJ KOSOVA PAVARSIN NUK KERKUAN TA MARRIN
    STATUJEN E BOLLETINIT NE SHKODER E TA DERGOJN NE
    MITROVICE-BOLETIN. SKA GJE SHKIJET E PRANOJN SEPSE
    ISA I KA MBROJTE ME SHUME SE KUDO PAKICAT SERBE NE MITROVICE.
    Komente jane jasht temes.
    VARJATNI KUDO NE BOTE NJERZIT I VARRISIN NE VENDLINDJE SKA ASGJE TE KEQE.
    PO TE ISHTE VRA ISA NE VLORE DUKE LUFTUAR EDHE MUN TE ISHTE VARROSE NE SKELE ME I BA KARSHILLEK IMAIL QEMALIT QE UNE LUFTOVA E TI FITOVE. II-BoLLëëetinin nuk e don ase
    Mitrovica???.
    Po nje Bolletin e ka shkodra e nje do dergoni ne VLORE????
    KETE NDER NUK JA KENI BERE GJERGJ KASTRIOTIT
    JO ME BOLLETINIT KARZMATIK ASE ME SERBIN ASE ME TURKUN???
    BOLETINI THUHET NE NJE SHKRIM NUK KA QEN PER PAVARSIN.POR DONT LIRIMIN E SULLTAN HAMITIT
    E AUTONOMIN E SHQIPERISE NDENE TURKI.
    AI KA KUNDESRSHTUAR ME GJITH KARIZMATIKUN RIZA BEGU ETJ. NE SHKUP
    PAVARSIN.ISA KALAOJ ME LEJEN E SEBVE E SHKOJ NE VLOR I
    POROSITUR PER RRMUJ NGA SERBET ATA FUTEN(SERBET)NE BURG HASAN PRISHTINEN ME SHOKE QE MOS TE SHKONTE NE VLORE PENGUAN BAJRAM CURRIN ) ETJ.POR ENVEI E BERI HERO?/
    pERFUNDIMISHT NE MITROVIC COJAN ESHTRATE.AI ESH VARROSE NJE HERE TANI BEHET RIVARRIMI
    BOLETINI NUK MOR PJES NE NGRTIJEN E FLAMURITE. DHE NUK ESHT BABAJ I kOMBITbABAJ I KOMBIT SHQIPTAR SUC ESHT PER AMERIKEN GJERGJ WASHINGTONI PER SHQIPTARET ESHT G J E R G J K A S T R I O T I- SKENDERBEU.
    DY BABALLAU NUK KA.
    PESHEN KRYESORE TE PAVARSISI E PATEN i.HASAN PRISHTINA,ISMAIL QEMALI l UIGJ GURAKUQI.FLAMUR ESHT NGRITUR POR PAVARSIN NUK E NJOHU
    ASKUSH DERI 1913..
    PASTA AI FLAMUR LA JASHT KUFIR DY TE TRETAT E TOKES DHE DY TE TRETAT E POPULLSISE.ASHTU JANE EDHE SOTE.KOSOVA ESHT AKOMA PRETEKTORIAT I EUROPES.

  • Jam dakort me vleresimin e te gjithe komentuesve per ” president ” Jarin qe vetem president nuk eshte ! Ai flet me gojen e Saliut ! Sa turp !!!! Kur shqiptaret e gjithe trojeve shqiptare kane kaq shume probleme , aq me teper ata te Mitrovices ,sidomos pjesa veriore e qytetit , matane ures se Ibrit ( ku ndodhet edhe prona e Buletineve , ne pronen e te cileve serbet kane ndertuar edhe nje manastir ortodoks si per te perjetesuar pushtimin e tyre ) , Jari pa mustaqe ,njeriu pa shtylle kurrizore dhe qe zoti e ka lene edhe sakat ne tru e ne dore ben thirrje per ,
    Provokimin e radhes , per tja lehtesuar punen , Saliut dhe per te krijuar nje situate qe nuk indihmon gjendjes qe eshte krijuar ! Ketej greket , andej serbet , ketej maqedonesit dhe me tutje ruset , dhe perballe ” Jari i forte ” qe as burre nuk eshte po thjesht nje kukull qe kryen funksionet e urdherat e Saliut ! Dhe te flasesh per ushtrine qe ka Jari !!!!
    Edhe une do isha dakort qe eshtrat e Isa Buletinit te preheshin ne vendin e tij ne Buletin te Mitrovices , por ne jemi per zgjidhjen e problemeve shqiptare dhe jo per minimin e zgjedhjes se tyre aq me teper kur Jari si Komandant i Pergjithshem i Ushtrise Shqiptare , ka treguar se nuk di ta kryeje kete rol , kur u shit deti , pse nuk foli Jari , apo nuk e p….te njeri ,
    Po kur admiral Kristaq Gerveni ( me grada te mara si e di vete ai ) per t’ u shperblyer per shitjen e detit Greqise u emerua perfaqsuesi i larte ushtarek i Shqiperise ne Nato , pse nuk foli
    Jari , apo vetem kete di ai te beje papagallin e Shqupit ( te mos i vije cudi Mark – ukut se edhe ambasadori amerikan Arvizu keshtu e quajti PD -ne , sepse ata vetem parti demokratike nuk jane , pa llogaritur emrin qe e kane gabimisht ashtu , se ata jane nje parti klienteliste per interesat e familjes Berisha , dhe me kete rast lepijne ndonje kocke edhe langonje aty afer , pamvaresisht se Shqiperine e kane diskredituar dhe bere rrecke para syve te popullit dhe para botes !
    Rri o Jari se felliqe dynjane , qe s’ke b…,e e dime por qe te ishe edhe antishqiptar kete po e marrim vesh cdo dite, duke filluar qe nga problemet e drejtesise e deri te te gjitha problemet qe lidhen me rolin e Presidentit te nje vendi !!!! Harram e pac ate Pozicion dhe ate Post !!!!!

  • “””””Me ka pse thene gjyshja :Biro-Nga sakati dhe qerozi ruaju,dhe shqiptaret duhet te ruhen nga ky president sakat ge na ka gjetur belaja ,eshte nje barre e vdekur ne kurriz te shqiptarve, qe na la “peshqesh “Saliu .Kufijte nuk mbrohen me eshtra o Bujar?,por mbrohen me gjokset tona .Perseri si me kockat e kosines doni te na armiqsoni me fqinjet ,idologjia juaj eshte idologjia e saliut ,e tradhtise dhe e shitjes teritorit,Isa Boletini eshte paterjot e politikan per mbare shqiptaret HERO i permasave te kombit shqiptar,varri I tije duhet te jete na qendren e lavdishme te histories se kombit.~~~~~~~~~~~~#

  • Pa dyshim, sipas meje, te dy qeverite Kosove-Shqiperi, gabuan me varrimin e te madhit Isa Boletini. Isa Boletini duhet me patjeter te varroset ne vendlindje ne Boletin, ne veri te Kosoves.
    Ne duke dashur ta rivarrosim ne Vlore, me duart tona çvendosim kufirin. Ai duhet atje si nje deshmi kufitare, si nje njeri historik per te treguar kufijt e vertete shqiptare.
    Rasti e pruri qe te takoja Agimin, Kryekomunarin vizionar te Mitrovices. Kryekomunari i Komunes Mitrovice ma shpjegoi para 4 ditesh gjere e gjate kete ngjarje. Ai kish dale me te drejte kunder te dy qeverive. Ishte largpames. Ai do ta varrose ne vendlindje. Nje gjest sa patriotik i tij aq dhe historik. Shpenzimet i kish marre persiper vete.
    Nje kryetar qe punon pa rroge per komunen, nje njeri patriot qe kishte mjaft projekte te mrekullueshme, por pa u mbeshtetur nga qeveria kosovare.
    Po le te dalim dhe njehere atje ku u nisem.
    Varrosja ne Boletin verteton ne te ardhmen shume gjera per te verteten. Shihni si veprojne greket qe shquhen per nacionalizem te tej skajshem. Germojne e vendosin varre ne jug te Shqiperise qe e ardhmja e larget te flase per ta e jo per ne, per te verteten. Leja, nga Saliu bandit e anti kombetar, per te germuar e lene gjurme ne vendin tone u dha grekve pa fre. Sa dem i madh i eshte bere Shqiperise me keto veprime e se mos vetem me keto…
    Greket gjoja pretendojne se jane ushtare te vrare ne “token e tyre” dhe kete ua konfirmoi ish qeveria per te ruajtur karrigen e pushtetit, se Greqia i kercenonte me bllokim per Naton e vizat.
    Vete komandantet grek te luftes Italo-Greke pohonin ne 1940-1941 se ushtaret e vrare e te plagosur i transportojme brenda dites ne Greqi, kinse per te treguar se ishi ushtri e rregullt dhe e perparuar. Atehere nga dolen keto koska ushtaresh ne Bularat e Gryke te Kelcyres? Bene goxha investim me koskat e Kosines Permetit!!!…
    Napolon Bonoparti thoshte se: “Burri i shtetit duhet ta kete zemren ne koke!”. E mrekullueshme. Po a e kane ne koke apo ne xhep drejtuesit tane? Deri tani kane treguar se e kane ne xhep. Turp.
    Ndaj veprimin e Kryetar AGIMIT te Mitrovices e pershendes me zemer. Ai e kishte zemren ne koke per punet ne pergjithesi dhe per çeshtjen shqiptare ne veçanti. Ja dy aspekte nga puna e zemra e mendja e tij. 1. Per kete varrim u tregua patriot. 2. Si punetor e vizionar kishte arritur qe kazanet e plehrave i kishte vendosur nen toke e jo ne siperfaqe. Suksese ketij shqiptari te vertete!…

  • Shkrova me lart pa e lexuar presidentin. Me pas e lexova. Ky mjeran president nuk mund te marre kontributin e Agim Bahitit, Kryekomunarit te Mitrovices, i cili qe ne sekonden e pare te vendimit te te dy qeverive e kundershtoi dhe vendosi vend varrimin nr Boletin.
    I mjeri president, do te beje politike si shiu pas te vjelit. Pse nuk foli para Agimit, por tani qe Agimi,kryetari patriot, e ka vendosur duke vene veton.
    Madje ai u kishte thene qeveritareve te te dy vendeve se “po u varros ne Vlore, thoni se dhe Agimi ka vdekur”. Tani mor i ashtuquajtur President eshte teper vone per fjalen tende.
    Mjerisht ti nuk e ke zemren ne koke, por ne xhep dhe tek Saliu…

  • Perundimisht krykomunari ka te drejte per qytetarin e vete.
    Edhe India thite nen tereza esht me origjin shqiptare por eshte 70 vjet qytetare indiane dhe puna e saje qe beri ne indi e beri shejktore nobeliste Shqaiapria te ngre nje muize permendore ne e ndihmojme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *