Nishani takim me përfaqësuesit e komunitetit shqiptar në Turqi

redaktor

Në ditën e dytë të qendrimit në Stamboll, Presidenti i Republikës, Bujar Nishani mori pjesë në darkën e organizuar nga Shoqata e Vëllazërisë Shqiptare për nder të presidentëve të Shqipërisë dhe Kosovës.

Kreu i Shtetit shprehu konsideratën e tij të lartë për kontributin e kësaj shoqate dhe të diasporës shqiptare të Turqisë në forcimin e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve tona, në ruajtjen dhe transmetimin e gjuhës dhe kulturës shqiptare tek brezat e rinj dhe, në mënyrë të veçantë për rolin e tyre në rritjen e ndjeshmërisë së opinionit publik dhe politikës turke ndaj Kosovës.

Presidenti Nishani ndodhet në Stamboll, me ftesë të Fondacionit Marmara Group, për të marrë pjesë në punimet e Samitit të 16-të Euroaziatik të Ekonomisë, i cili zhvillon punimet nga 09-11 prill 2013.

Share This Article
1 Comment
  • Per te qene te sakt duhet te quhet shoqata e muslimanve shqiptar[te turqizuar].Vetem sherrin jua ka pare shqiperia ne shekuj ktyre qe pretendojn se jan shqiptar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *