Opozita ka kundërshtuar kandidaturat e presidentit Bujar Nishani për vendet vakante të gjyqtarëve në Gjykatën e Lartë dhe atë Kushtetuese. Pas takimeve që kreu i shtetit ka pasur me përfaqësues të partive parlamentare, Gramoz Ruçi ka theksuar se prej 8 muajsh propozimi i ish-presidentit Topi është në zyrat e Kuvendit pa asnjë përgjigje. Ai e ka cilësuar anti-kushtetuese nëse presidenti propozon dhe emra të tjerë për në Gjykatën Kushtetuese, pasi mandati i tyre përfundon më 21 maj të këtij viti.
Takimi
Gramoz Ruçi, kreu i grupit te parlamentareve socialiste ka vijuar serine e takimeve 60 minuta me pas, duke e vene theksin tek domosdoshmëria per te garantuar institucione te pavarura ai e ka cilesuar procesin e nisur nga presidenti si antikushtetues. “Presidenti kërkonte mendimin lidhur me dy vakanca të tjera, mandatet e dy anëtarëve të dy anëtarëve të tjerë të Gjykatës Kushtetuese, që për ne nuk ka vakanca sot, për arsyen se Gjykata Kushtetuese dhe Parlamenti shqiptar, pavarësisht se si opozitë në atë kohë kemi qenë dakord, ka konsideruar që këto dy mandate përfundojnë në datën 21 maj të 2013 për të realizuar rrotacionin në Gjykatën Kushtetuese. Për ne është antikushtetuese dhe antiligjore, nëqoftëse Presidenti ndërmerr një hap për të dekretuar zëvendësimin e këtyre dy mandateve pa mbaruar afati kohor dhe pa patur vakancë në Gjykatën Kushtetuese”, tha Ruçi. Kreu i grupit parlamentar te Partise Demokratike Patozi ka qene i pari qe ka hapur serine e takimeve ne Presidence ne oren 10.00 dhe ka dalë me pas pa dhënë komente përballe mediave. Megjithate zoti Patozi i kontaktuar permes telefonit ka theksuar se PD nuk ka kritere te veçanta, por rendesi ka integriteti moral dhe profesional i kandidateve te mundshem. Sipas kreut te grupit te PD-se kjo eshte nje praktike pozitive qe i sherben komunikimit me te mire dhe konsolidimit te marredhenieve nderinstitucionale. Me konsultimin e grupeve parlamentare, sipas zotit Patozi, respektohet edhe vendimi i Gjykates Kushtetuese, i cili imponon nderveprim mes Presidentit dhe Parlamentit ne procesin e emerimit te personave anetare te disa organeve kushtetuese.
Ky garon me Topin per vendin se kush ka qene presidenti me karagjoz i Shqiperise.
Nishani nuk eshte President, ai eshte nje rrogetar i rendomte se Sala i ka lene celsat e kashtes ne dore. Ai firmos sa per te plotesuar kuadrin ligjor.Si TOGER i dale nga shkolla e bashkuar e zbaton me se miri thenien, qe urdheri i eprorit (Saliu) eshte LIGJ prer vartesin (Nishanlliu). Me vjen keq qe Gramoz Ruci paska kohe te tepert qe i shkon ketij palo burri ne takim. Te jeni te sigurt qe Nishani ndaj Saliut per 5 vjet do t’i thote YES Sir , po zotni.
Shqipëria nuk ka President, gabim që ky Ruçi shkon të takoj një dordolec të Saliut të Viçidolit.