Presidenti i Republikës, Bujar Nishani priti në një takim Ndihmës Sekretaren Amerikane të Shtetit, Victoria Nuland, me të cilën bisedoi për çështje të marrëdhënieve dypalëshe, të sfidave që ndesh zhvillimi i reformave pas marrjes së statusit të vendit kandidat.
Në fillim të takimit, Ndihmës Sekretarja Nuland uroi Presidentin Nishani për marrjen nga Shqipëria të statusit të vendit kandidat.
Presidenti Nishani falenderoi Shtetet e Bashkuara dhe shprehu mirënjohjen për ndihmesën dhe mbështetjen e dhënë në përgjithësi për të gjitha proceset demokratizuese, duke veçuar anëtarësimin e Shqipërisë në NATO, pavarësinë e Kosovës dhe procesin e integrimit europian, si arritje të rëndësishme për Shqipërinë dhe shqiptarët, por edhe si kontribute për paqen dhe stabilitetin në Rajon.
“Presidenti Nishani vuri në dukje se Shqipëria ka potenciale ende të pashfrytëzuara në burime natyrore, turizëm, infrastrukturë, energjitikë, të cilat ofrojnë mundësi të mëdha për investime, ndërsa nënvizoi rëndësinë e zbatimit të Projektit Trans Adriatik për diversifikimin e transportimit të gazit.
Më tej Presidenti, pasi u shpreh se pa një drejtësi funksionale nuk ka garanci për të drejtat dhe liritë e njeriut, informoi bashkëbiseduesen për sfidat që ndesh reformimi i gjyqësorit shqiptar bazuar në parimet e gjithëpërfshirjes, profesionalizmit dhe ruajtjes nga influencat politike dhe të grupeve të interesit.
Në fund të takimit, u shkëmbyen mendime për rishikimin e Strategjisë së Mbrojtjes, ecurinë e reformave të Forcave të Armatosura, në përputhje me standardet e NATO-s si edhe partneritetin e bashkëpunimin amerikan,” thuhet nw njoftim zyrtar.

Po cdo fotografi e ketij njeriu sikur eshte ulur atje ke vendi e si del te shkretit, shtrengohu fort mor burre