Nishani: Të zbatohet Marrëveshja e Ohrit

Dita

Presidenti Bujar Nishani priti dje kryetarin e PDSH-së Menduh Thaçi.

Në këtë takim Nishani tha se ”Marrëveshja e Ohrit, si një fondament i respektimit të të drejtave të shqiptarëve në Maqedoni dhe krijimit të klimës së besimit të ndërsjellë në mes të shqiptarëve dhe maqedonasve, në të mirë të prosperitetit dhe të zhvillimit të marrëdhënieve sa më të mira të këtyre dy popujve shtet-formues në Maqedoni, duhet të zbatohet në tërësi”.

Kryetari i PDSH-së Thaçi falënderoi për kontributin dhe ndihmën e Presidentit Nishani në konsolidimin dhe shtyrjen përpara të marrëdhënieve mes dy vendeve si dhe përkrahjen e dhënë shqiptarëve që jetojnë jashtë Shqipërisë, duke treguar lidership dhe përkrahje për të gjithë pa asnjë dallim.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *