Nishani, Topalli dhe 4 ministra nuk kanë paguar taksat për makinat personale

redaktor

Ndërsa qeveria bën thirrje për mbledhje taksash dhe tatimesh, janë po vetë krerët më të lartë të vendit të cilët i shmangen detyrimeve ndaj taksave. Presidenti Bujar Nishani dhe Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli kanë dy taksa të papaguara nga viti 2010 për automjetet e tyre personale. Zëdhënësja zyrës së presidentit Irma Toptani, nuk ka pranuar të komentojë për këtë, ndërkohë që nga zyra e kryeparlamentares është thënë për “Balkan Insight” se taksa është paguar, jo në datën e caktuar por pak më vonë. “Taksat janë paguar, jo në datën e duhur, por një muaj më vonë, pasi makinën e saj e kishte përdorur bashkëshorti i saj” ka thënë zëdhënësja, Suela Ruseti. Ndërkohë që kreu i Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor, Arben Pinari, është shprehur se lista e agjencisë së debitorëve është përditësuar vazhdimisht. “Regjistri ynë është përditësuar çdo ditë gjatë rrjedhës së këtij viti”, ka thënë Pinari.

Ministrat

Në listën e debitorëve rezultojnë emrat e katër Ministrave. Kështu sipas listës, regjistrimin e automjetit nuk e ka paguar Ministri i Transporteve, Sokol Olldashi, institucioni i të cilit administron këtë zë të rëndësishëm në buxhetin e shtetit. Olldashi rezulton se nuk ka paguar taksen e regjistrimit te automjetit me targë TR0003 për vitin 2009.
Ministri i Financave Ridvan Bode rezulton gjithashtu debitor. Kreu i financave shqiptare nuk ka paguar taksen e regjistrimit në vitin 2009 për automjetin me targë TR8426N.
Ministri i Shëndetësisë, Vangjel Tavo është debitor për vitin 2007 pasi nuk ka paguar taksën për automjetin me targë TR2922N, kurse ministri i Kulturës Aldo Bumçi nuk ka paguar taksën e regjistrimit për vitin 2010 për automjetin me targa TR1490I.

 

 

 

Targa     Pronari       Qyteti          Data

TR3885S, Bujar Faik Nishani, TIRANE  20.05.2010

TR1995L, Jozefina Filip Topalli, TIRANE  13.10.2010

TR8426N, Ritvan Vait Bode, TIRANE  03.08.2009

TR1490I, Aldo Tonin Bumçi, TIRANE  04.08.2010

TR0003N, Sokol Vangjel Olldashi, TIRANE 14.07.2009

TR5385U, Vangjel Llambi Tavo, TIRANE  05.11.2010

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *