Nishi bashkon qeveritë e Serbisë dhe Shqipërisë

Dita
Albanian Prime Minister Edi Rama, left, speaks with his Serbian counterpart Aleksandar Vucic in Belgrade, Serbia, Monday, Nov. 10, 2014. Rama arrived on a two-day official visit to Serbia the first by an Albanian leader in 68 years. (AP Photo/Darko Vojinovic)

Një sesion i përbashkët i qeverive të Serbisë dhe Shqipërisë, në praninë e përfaqësuesve politikë të shqiptarëve të Kosovës do të mbahet në Nish, raporton Radio Evropa e Lirë.

Takimi i përbashkët do të mbahet brenda një muaji. Detajet ende nuk janë bërë të ditura, por tani për tani supozohet se në të nuk do të marrin pjesë kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, por disa përfaqësues të rangut të ulët politik të Kosovës.

Po siç përcjellin mediat serbe, delegacioni nga Shqipëria do të kryesohet nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

Po sipas medieve, takimi në Nish, i cili është në fazën e planifikimit, është iniciuar nga Beogradi, por koncepti është që të mos ketë vetëm dialog ndërmjet Shqipërisë dhe Serbisë, por edhe në mes të serbëve dhe shqiptarëve në rajon.

“Prandaj, do të ftohen përfaqësuesit politikë të shqiptarëve të Kosovës”.

Në këtë takim, siç mëson jozyrtarisht REL, nga burime të afërta me qeverinë serbe, do të marrin pjesë biznesmenë serbë dhe shqiptarë nga rajoni, por ende po punohet një listë, edhe rreth të gjithë pjesëmarrësve, duke përfshirë përfaqësues politik nga Kosova.

“Takimi në Nish do të mbahet me rastin e bashkëpunimit në zhvillimin e infrastrukturës, e cila përfshin ndërtimin e përbashkët të autostradës Nish-Tiranë”.

Kujtojmë, kryeministri serb, Aleksandër Vuçiç ka deklaruar se në në muajt e ardhshëm, Beogradin do ta vizitojë kryeministri shqiptar, Edi Rama.

Share This Article
1 Comment
  • Shqiptaret ne qytetin e tyre te lashte (Naisus) perfaqesohen nga Kryeministri i te gjithe shqiptareve, Edi Rama.
    Edi Rama nuk guxon t’i tradhetoje interesat e Shqiperise etnike dhe te shqiptareve, nuk guxon te nenshkruaje e te pranoje kufij qe e copetojne Shqiperine, sikurse e copetuan ne te kaluaren pa pranine shqiptare!…

    DRENICA E KUQE

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *