Gazeta DITA
Notification Show More
Latest News
Dikur normë e mesdheut, sot privilegj i të pasurve, kjo është dieta që mban larg diabetin, tumoret dhe problemet e zemrës
Kryesore Lifestyle Shendetesi
Kush votoi nga opozita për Bajram Begajn?
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Rama i përgjigjet Berishës: “Nuk kemi pritur konsensus me të vdekur”
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Begaj president me 78 vota “pro”, Rama: I dhamë vendit një kryetar shteti normal, një figurë të pakontestueshme
Aktualitet Komunitet Kryesore Politike
Çmimet botërore të grurit bien me 10% duke u kthyer në vlerat e fillimit të prillit
Aktualitet Ekonomi Lajmi i fundit
Aa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Dita TV
  • Lifestyle
Reading: Nisi dhe bitisi me turp
Share
Gazeta DITA
Aa
Kerko
Follow US
Gazeta DITA > Letrat e Lexuesve > Nisi dhe bitisi me turp
Letrat e Lexuesve

Nisi dhe bitisi me turp

redaktor
Published April 11, 2015
Share
SHARE

Mandati 4 vjeçar i kryebashkiakut të Tiranës Lulzim Basha nisi dhe bitisi totalisht i dështuar pasi nga 85 premtime u realizuan vetëm 16 të tilla. Nisi i turpshëm sepse nuk ishte legjitim dhe përfundoi i pasuksesshëm sepse nuk ishte personi i duhur për këtë funsion të rëndësishëm e me peshë. U zhurmua bujshëm e me super premtime imagjinare duke filluar nga nga trami, zgjatimi i bulevardit deri në Paskuqan dhe disiplinimi i lumit të Tiranës, premtime këto që që rezultuan pallavra demagogjike.

Dhe absurditeti, paaftësia dhe mediokriteti në menaxhimin e bashkisë kanë qënë të tilla sa edhe tani në përfundim të këtij mandati të dështuar totalisht nuk shohim dhe prekim me dorë sa e sa rrugë, bulevarde e trotuare të paasfaltuara, gropa të hapura e puseta të zhbllokuara, rrugë e kryqëzime të pavijëzuara madje as Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, sheshi qëndror, bulevardi “Zog I” të dyja unazat janë krejtësisht pa vijëzime të bardha, aq sa ke mall të shohësh një rrugë që të përcjellë kulturë, rregullsi, qytetërim. Është skandaloze dhe e pafalshme që në qëndër të Tiranës trotuari mbrapa Muzeut Kombëtar e që vazhdon djathtas tek Rruga e Durrësit e deri te Rruga e Kavajës është gjithë gropa dhe pllaka të thyera, që janë turpi dhe faqja e zezë e Bashkisë. Prandaj lipset të bëjmë zgjedhjen e duhur për kryebashkiak, aq më tepër për Tiranën.

 

Letër e nënshkruar,

Pali Nito

redaktor April 11, 2015
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

© Copyright Gazeta Dita 2022. Te gjithe te drejtat e rezervuara

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?