Nga 1 janari nisi zbatimin taksa e re e shtëpive, që do të paguhet 0,05 për qind e vlerës së shtëpive. Taksa për kryeqytetin do të paguhet në faturën e ujit të pijshëm, shkruan Panorama.
Ministri i Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj, më herët deklaroi se në kadastrën e pronave janë hedhur të dhënat për 650 mijë shtëpi. Ministri tha se në total në vend janë 1,200,000 mijë prona, ku brenda vitit pritet të përfundojë hedhja e të dhënave edhe për pjesën e mbetur.
“Janë 1,200,000 mijë prona në të gjithë vendin, nga të cilat 650 mijë prona janë hedhur në sistem në mënyrë të detajuar, pra, kush është pronari, sa metra katrorë është prona, zona kadastrale, sa taksohet. Pjesa tjetër, që është diku te 600 mijë deri në 650 mijë prona të tjera, në bazë të metodologjisë, nëse do të regjistrohen 50 prona në ditë, në krye të vitit të gjitha pronat e vendit do të jenë në platformë”, u shpreh ministri Ahmetaj.
Me llogaritjet që ka bërë Ministria e Financave, për një shtëpi me sipërfaqe 100 metra katrorë shuma e taksës së re që do të paguhet në Tiranë, e llogaritur sipas çmimit mesatar të shtëpisë në vlerën e 89,137 lekë për metër katror është 4,457 lekë.
Gazeta boton edhe një herë të plota tabelat me vlerën e taksës së re së shtëpive për 12 qarqet e vendit. Referuar tabelave zyrtare, sot një familje që banon në një apartament të ndërtuar para ’93 në Tiranë paguan 1500 lekë, kurse për ndërtesat pas ’93 paguhet 3 mijë lekë.
Me taksën e re për një familje që banon në shtëpi para ’93 ngarkesa do të rritet 2,957 lekë, kurse për shtëpitë pas 1993 taksa do të rritet 1,457 lekë. Një familje që banon në një shtëpi me sipërfaqe 100 metra katrorë në qytetin e Durrësit vlera e shtëpisë me çmimet e referencës llogaritet 6,750,000 lekë. Vlera e taksës së re llogaritet 3,375 lekë.
v.l/ Dita

650 mije nuk jane “pjesa tjeter” ose “pjesa qe mbetet” zoti min. i financave
Jane gjysma e 1mil. 250 mijshit
Pra keni rregjistruar gjysmat e totalit te pronave. Gjysmen tjeter me kesmet.
2/3
Pensionistet a do te paguajne dhe me se do te paguajne?Ne kete shtetin kapitalist ku banoje taksa e shtepise se pare nuk paguhet. Paguhet taksa e shtepise te dyte, taksa rritet per shtepine e trete e keshtu me rradhe.
Ministri Arben Ahmetaj shume shpejt do prangoset.
Ky sajoj nje ligj antishqiptar qe i heq te drejten e blerjeve on-line popullit shqiptar dhe ky ligj u votua ne parlament. Ne asnje vend te botes nuk ka ndodhur dicka e tille.
Pra, ky ne bashkepunim me parlamentaret e tjere , detyrojne popullin shqiptar qe te beje blerje vetem te dyqanet e oligarkut, nga i cili Arben Ahmetaj ka marre disa miliona.
Qeveri teresisht ne sherbim te oligarkise. Populli shume shpejt do e detyroj qeverine ta terheqe kete ligj- krimi ne dem te shqiptareve
E drejta e baneses eshte e pamohueshme per cdo individ ka apo nuk ka te paguaje taksen. Pra taksa e baneses eshte e paligjshme. Kjo takse i duhet qeverise dhe Rames qe ti vjedhe me tendera. Kolektivi i nenshtrohet nje te cmenduri dhe te pangopuri si Rama dhe ABI bank. Shpresoj qe shqiptaret te rezistojne duke mos paguar. Ky sistem duhet te deshtoje ne menyre qe favoret tu mbeten popullit.
Kjo dhe disa taksa te tjera do te jene shpata qe do ti kepuse koken politikes gangrene te shqipetareve. Popullit shqipetar si me i vuajturi ne Europen kapitaliste po i merret fryma nga ologarket financiar te dukeshem apo te pa dukshem,ku vetem per pupullsine e thjeshte ka taksa dhe detyrime qe i dergojne ne qeli, Per hajdutet me te medhenje te kombit si Meta,Rama,Berisha Luli Kryemadhi edhe pse vjedhin me miliona dhe tani jane pronare te miljardeve nuk ka drejtesi. Ku i siguruan pasurite kane filluar punene pas vitit 90.. Pronaret e medhenje oligaret gjakpires te popullit si i bene miliardat me pune te ndereshme.. PA U GJYKUAR META,RAMA,BERISHA,LULI, KRYEMADHEI ,BODE, E GJITHE SHPURA E TYRE KRIMINALE ,BASHKEPUNETORE NE HAJDUTERINE SHQIPERIA NUK KA TE ARDHME. Ata duhet te kalojne neper vrimen e gjilperes te gjitha qindarkat dhe pastaj ti bejne shoqeri njeritjetrit ne qelit ,mundesisht te burrelit.
Si gjithmone tinzare ne keto lajme ,nga min i financave . Kjo duhet sqaruar mire ,. Eshte ne vit ,apo ne muaj kjo takse ,se ketu flite se do paguhet me faturen e ujit .
Mire citon nje komentues me lart ,pensionistet me cfare leke do i paguajne , ku ky i gjati ,rreklamoi para tre mujave se do rrite pensionet ,dhe tani nuk po ndihet ,ka futur koken nen rere ,si puna e strucit ,per te gjithe pensionistet e diskriminuar . Apo do jete vetem per vilat e gjirit te Lalzit keto taksa , qe jane bere ne toke te vjedhur ..Sqaroheni me mire kete popull ,per kete problem z Minister edhe nje here ,dhe me serjoze .