Nisin aksionet për lirimin e plazheve publike në Durrës

Dita

Ditën e sotme Agjencia Kombëtare e Bregdetit ka nisur një operacion për lirimin e hapësirave publike në plazhet e Durrësit.

Mësohet se aksioni i nisur nga AKB-ja mbështetet nga Policia e Shtetit dhe nga Drejtoria Tatimore e Durrësit.

Ndër vite, në plazhin e këtij qyteti, privatët vendosin çadrat dhe shezllonet e tyre në hapësirat publike dhe detyrojnë pushuesit që të paguajnë për shërbimin. Për këtë arsye ky plazh është edhe një ndër më problematikët sa i përket këtij fenomeni.

Operacioni i ndërmarrë nga Agjencia Kombëtare e Bregdetit synon lirimin e plazheve publike të zaptuara nga sipërmarrës privatë në mënyrë të paligjshme dhe pa asnjë kontratë apo leje shfrytëzimi të lëshuar nga autoritetet vendore.

 

Share This Article
6 Comments
  • Qofte per hajer ky aksion. Por, mos te mbetet thjeshte ne kornizat e nje aksion te perkohshem, por nje pune serioze ne vazhdimesi. Kete do populli…

  • Nje i tille eshte edhe hotel xhilardino ne Golem ,i cili ka zaptuar truall me rere sa i ka dashur qefi vetem per te perfituar ne kurriz te plazhisteve per ti detyruar te ulen ne shlezonget e tyre.Kjo gje ka disa vjete qe behet nga palo makutet e pa ngopur,,,,!

  • Po shezlonet e FAFA do i hiqni qe ka zaptuar reren e si mos mjaftonte ka betonuar edhe pjeset ranore duke bere klube ne bregdetin e Malit te Robit ?

  • JO VETEM NE DURRES ….POR NE TE GJITHE VENDIN DUHET TE TERHIQEN CADRAT E TE KORRUPTUARVE … KUSH JA SHITI RONEN ..BERISHA BASHA ..APO NANO …NE KROACIE PLAZHET JANE TE LIRA DHE CADRAT I VEJNE NE NJE CEP TE PLAZHIT … CDO NJERI QE DON CADER ..E MERR VETE ME DESHIRE … .DHE PAGUAN CMIMIN QE ESHTE CAKTUAR …POR NUK JANE TE ZENA PLAZHET SI NE SHQIPERI ..TE LIROHEN DHE TE PAGUAJNE TAKSAT KETO TIPA QE SHPERDORIN DJERSEN E SHQIPTAREVE … .BRAVO DHE VAZHDONI KESHTU …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *