Nisin “ethet” për guvernatorin e ri të BSH, këtë vit mbaron mandati i Sejkos

Leda Hysa

Mandati i Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë Genti Sejko dhe i katër anëtarëve të këshillit të Mbikëqyrjes, Petraq Milo, Dhori Kules, Ela Golemit dhe Elisabeta Gjonit, përfundon në nëntor të këtij viti.

“Ethet” e zgjedhjes së guvernatorit të ri të Bankës së Shqipërisë tashmë kanë filluar dhe janë disa pretendentë në garë, përfshirë edhe guvernatorin aktual.

Gent Sejko u emërua Guvernator i Bankës së Shqipërisë në datë 5 shkurt 2015 nga Kuvendi i Shqipërisë.

Si pasojë e përfundimit të mandatit 7 vjeçar të guvernatorit, këtë vit rihapet gara për Guvernatorin dhe 4 anëtarë të Këshillit të Mbikëqyrjes, të cilët duhet të rizgjidhen ose te ikin nga pozicionet jo më vonë se nëntori i këtij viti.

Neni 161 i Kushtetutës përcakton se, Banka e Shqipërisë drejtohet nga një këshill, i cili kryesohet nga Guvernatori. Guvernatori zgjidhet nga Kuvendi me propozim të Presidentit të Republikës për 7 vjet, me të drejtë rizgjedhjeje.

Gjithashtu anëtarët e Këshillit Mbikëqyrës zgjidhen dhe emërohen nga Kuvendi i Republikës së Shqipërisë me një mandat 7-vjeçar, me të drejtë rizgjedhjeje.

Edhe profesor Arben Malaj konfirmoi për Monitor se ai është një prej emrave që u mbaron mandati, pasi ka zëvendësuar mandatin e znj.Ermelinda Meksi.

Po çfarë parashikon komentari i nenit 44, lidhur me zgjedhjen e anëtarëve të Këshilli Mbikëqyrës dhe guvernatorit:

Të gjithë anëtarët e Këshillit Mbikëqyrës zgjidhen dhe emërohen nga Kuvendi i Republikës së Shqipërisë, mbështetur në propozimet e bëra si më poshtë:

-Pesë anëtarë propozohen nga Kuvendi;

-Tre anëtarë propozohen nga Këshilli i Ministrave;

-Një anëtar propozohet nga Këshilli Mbikëqyrës.

Guvernatori zgjidhet nga Kuvendi, me propozimin e Presidentit të Republikës.

Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë zgjedh dhe emëron zëvendësguvernatorët, mbështetur në propozimin e bërë nga guvernatori.

Kandidatët për anëtarë të Këshillit Mbikëqyrës duhet të jenë  persona që gëzojnë ndershmërinë dhe pastërtinë morale, si dhe kanë:

Arsimin e lartë ekonomik ose juridik; përvojë profesionale në çështje financiare dhe bankare; kualifikime profesionale të profilit; përvojë pune mbi pesë vjet në administratën publike ose në institucionet financiare dhe bankare; të mos kenë pengesa të parashikuara në nenin 47.

Afati i qëndrimit në detyrë për çdo anëtar të Këshillit Mbikëqyrës, për guvernatorin dhe zëvendës guvernatorët është shtatë vjet, duke synuar që datat e mbarimit të këtij afati të çdo anëtari të Këshillit Mbikëqyrës të jenë të shpërndara gjatë periudhës shtatëvjeçare. Anëtarët e Këshillit Mbikëqyrës, guvernatori dhe zëvendës guvernatorët mund të rizgjidhen, përveçse kur shkarkohen sipas rasteve të parashikuara në nenin 47 të këtij ligji.

Drejtuesit e BSH që u përfundon mandati

-GENTI SEJKO u emërua Guvernator i Bankës së Shqipërisë në datë 5 shkurt 2015 nga Kuvendi i Shqipërisë, bazuar në dekretin e Presidentit të Republikës së Shqipërisë. Ai mori mandatin e lënë përgjysmë të nisur nga guvernatori Fullani në vitin 2011.

-DHORI KULE është zgjedhur anëtar i Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë në nëntor të vitit 2011.

-ELA GOLEMI është zgjedhur anëtare e Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë në nëntor 2011 dhe nga muaji gusht 2015 është anëtare edhe e Komitetit të Auditimit të Bankës së Shqipërisë.

-ELISABETA GJONI është Zëvendësguvernatore e Parë e Bankës së Shqipërisë që prej muajit janar 2012. Ajo është edhe anëtare e Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë që prej muajit nëntor 2011.

-PETRAQ MILO është zgjedhur anëtar i Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë në nëntor të vitit 2011

-ARBEN MALAJ-zëvendësoi mandatin e Ermelinda Meksit./Monitor

l.h/ dita

Share This Article
3 Comments
  • Nji gje te ben pershtypje ne te ashtuquajturit
    “Guvernatore ” te Bankes Shqiptare ,
    sepse asnji nuk i ka prure dicka zhvillimit te monedhes shqiptare Leku-t ,
    madje te unifikoje ate ne nji Monedhe TE VETME stabile si ka cdo shtet (i ngelur per turp te Botes ndare ne dy zhele -lek i vjeter -dhe i Ri lol !) ,, kur dijme se ne ate vend ka Profesore Universitetesh; qe pompoze shkruajn Libra e japin mende Tv-ve mbi Ekonomine Shqiptare Finanacat Kontabilitetin etj brockulla shqiptaresh ,dhe c’eshte me kryesorja ,(mos me u largu shume nga tema e “Guvernatorit” jo vetem qe s’kan ndryshuar asgje ,ne interes te zhvillimit kombetare ne ate drejtim ,por qysh prej atik surrat qenit te plehrave rrulit e tjetjerve qe e kann pasuar deri ke Fullhani, vetem kane vjedhur dhe bastisur si Thesarin e Shtetit , pra ne Shqiperi Guvernatoret e Bankave vijne vetem me vjedh Banken e ShQypttarve ,(per kte bukuroshin ,sejko aktualin nuk mundet te themi ) por gjithe te tjeret dijme tashme cfar i kann sjell Shqiperise ne ate poste .

  • Guvernatori i bankes shqiptare duhet te jete nje person me experience ne finamce -ekonomi dhe qe nuk.duhet te zgjidhet nga politika , si keta te deritanishmit qe nuk jane gje tjeter por thjesht abuzues dhe qe po e cojne ne gremine sistemin bankar

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *