Nisin evakuimet e para të ushtarëve të plagosur ukrainas nga Azovstal

Amelda Amelda

Evakuimi i ushtarëve të plagosur të cilit kishin mbetur të rrethuar në fabrikën e çelikut në Azovstal ka nisur. Operacioni i evakuimit vjen pas marrëveshjes për hapjen e një korridori humanitar të rënë dakord mes Rusisë dhe Ukrainës.

Pas disa javësh të rrethuar në Azovstal ushtarët ukrainas të plagosur kanë mundur të dalin dhe dhjetëra autobusë janë vënë në dispozicion për transportin e tyre.

Kryetari i bashkisë së Mariupolit, Vadym Boychenko ka bërë me dije se 15 gra ushtarake kanë vdekur në fabrikën e çelikut Azovstal.

“Pesëmbëdhjetë gra të reja, ushtarake kanë vdekur tashmë në Azovstal. Është një tragjedi për të gjithë popullin ukrainas. Ato janë heroinat e vërteta”, tha ai.

a.m/dita
Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *