Nisin hetimet në Shkodër, infermierja infektoi katër pacientët e shtruar në spital

Leda Hysa

Një infermiere e spitalit të Shkodrës ka rezultuar pozitive me koronavirus, por situata bëhet më e rëndë, pasi prej saj janë infektuar edhe katër pacientë të shtruar.

Ky fakt konfirmohet zyrtarisht nga Ministria e Shëndetësisë e cila informon se se në Shkodër ka nisur një hetim epidemiologjik, pas konfirmimit të një infermiereje të spitalit rajonal Shkodër pozitiv në 24 orët e fundit.

Sipas epidemiologëve dhe përfaqësuesve të Institutit të Shëndetit Publik, infermierja sipas hetimit epidemiologjik, është infektuar në komunitet.

Nga rezultatet e testimeve të kryera në spitalin e Shkodrës, në 10 pacientë të shtruar që kanë qenë në kontakt me infermieren e infektuar, kanë rezultuar 4 pacientë të prekur, në gjendje të rëndë shëndetësore për shkak të patologjive për të cilat po trajtohen, por pa simptoma për sa i takon COVID-19.

Njëri prej tyre, 59-vjeçari me inicialet M.S., ka ndërruar jetë, ndërsa tre pacientë të tjerë që janë bartës të COVID-19 janë transferuar gjatë ditës së sotme në dy spitalet COVID.

Po ashtu ministria e Shëndetësisë informon se vijon hetimi epidemiologjik në Shkodër dhe do të mbajë të informuar publikun për çdo zhvillim.

 

l.h/ dita

Share This Article
2 Comments
  • Me që kam miq në Shkodër po i pyes. Kulturë të madhe keni të dashur shkodran apo pordhë të medha. Mblidhni mëndjen se po dëgjuat Voltanen vetëm “HERONJT E VIGUT,, do të shpëtojnë atje ( po nuk ua keni shitur gabelëve për skarp. Kaq sa për sot. Qoftë me kaq, të shkuara të infektuarve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *