Procedohet në gjendje të lirë kreu i Bashkisë Poliçan, Adriatik Zotkaj, një ditë pas denoncimit të tij në polici nga një mjek i qendrës shëndetësore të kësaj bashkie.
Mjeku Dritan Hoxha pretendoi se Zotkaj ka ushtruar dhunë ndaj tij për shkak të bindjeve politike. Policia e Bertatit bën me dije se ndaj kryebashkiakut ka nisur procedimi penal pasi ka goditur me grushte tre persona, pas një konflikti për motive të dobëta. Sipas deklaratës së policisë, veç mjekut, Zotkaj ka gotiku me grushte edhe një 52-vjeçar me inicialet E.D. dhe një 18-vjeçar me inicialet R.D, për të cilët Zotkaj u shpreh dje se janë me precedentë penalë dhe e kanë penguar të ushtrojë detyrën.
Sipas burimeve të “A1 Report” pranë Policisë së Poliçanit, shkak i konfliktit fizik ka qenë një debat në rrjetin social “Facebook” mes njërit prej të dhunuarve, 18-vjeçarit R.D. dhe vajzës së kryebashkiakut Adriatik Zotkaj.
Nga të dhënat, konflikti u iniciua pikërisht në rrjetin virtual, duke shkruar më tej në përplasjen fizike. Në afërsi të poliklinikës së qytetit, kryebashkiaku Adriatik Zotkaj, vëllai i tij Artur Zotkaj dhe shtetasi me iniciale F.K kanë ushtruar dhunë fizike karshi shtetasve E.D, R.D dhe mjekut Dritan Hoxhaj.
“Berat më datë 19.01.2015, filloi procedimi penal në gjendje të lirë ndaj shtetasit A. Z, 49 vjeç, banues në Poliçan, pasi pas një konflikti për motive të dobëta ka goditur me grushte shtetasit E.D, 52 vjeç, R.D, 18 vjeç, D.H, 44 vjeç, banues në Poliçan. Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprat penale “Dëmtime të tjera me dashje” “Goditje për shkak të detyrës”, “Prishje e qetësisë Publike” parashikuar nga nenet 90, 237 dhe 274 të Kodit Penal”, thuhet në njoftimin e policisë.
Pas denoncimit publik dhe ligjor, reagoi edhe kryebashkiaku Zotkaj, i cili mohoi të gjitha akuzat, duke thënë se mjeku gënjen. Kryebashkiaku pranoi se ka pasur një konflikt mëngjesin e djeshëm, por se mjeku Hoxha nuk ka qenë i përfshirë në të.
Dhe të për të vërtetuar qëndrimin e tij, Adriatik Zotkaj tha se do t’i vë në dispozicion prokurorisë dhe policisë pamjet e filmuara nga kamerat e sigurisë të qytetit, ndërsa shtoi se do të kallëzojë për denoncim të rremë mjekun Dritan Hoxha.
Ai tha se konflikti ka ndodhur mes tij dhe disa personave të tjerë, të cilët sipas tij janë me precedentë penalë dhe e kanë penguar të ushtrojë detyrën. Sipas kryebashkiakut këto sulme janë bërë edhe më parë ndaj tij në prag të fushatës elektorale, duke akuzuar se janë me sfond politik.
Gjithashtu policia ka nisur procedim penal në gjendje të lirë ndaj shtetasve:
1.A. Z, 45 vjeç, banues në Poliçan,
2.F,K, 47 vjeç, banues në Poliçan, pasi kanë konsumuar elementet e veprave penale “Prishje e qetësisë Publike’ dhe “Dëmtime të tjera me dashje”.

Hengeshi koken e njeri tjeterit dava halesh, aty ku jane rrymat e Likes cdo gje eshte ne zjarr se ashtu u krijua ajo parti.
Fajin e ka Saliu…..
Bravo POLICANI me kamera sigurie ne qytet Pak e cuditshme
Ky duhet futur ne burg per modelin e flokeve…katunar
Shkrimi është i shkruar keq. Përsëritet 100 herë i njëjti informacion në mënyrë formale si dokument shtetëror.
Aty ku ka LSI, aty ose do te sajohet sherr, ose do te kete marifete te tjera prej rrugecerish. Jam i sigurte qe aty eshte dhe funksionon strategjia e Like Floririt.
Gjithmone politika eshte streha e maskarenjve e te tille jane si Tiku qe ka vetem 6 klase fillore diten e tre te larta te blera ashtu sic ka blere e postin e kryebashkiakut here me ndihmn e Leonard Solisit e here me ndihmen e Fidel Yllit,ashtu si dhe ky kurvari doktor qe i lepihet Nasip Nacos e Metes per nje cike kryetar.Prandaj e majta po vuri prape kanditatura rrugacesh do i lere njerzit e saj me 21 qershor ne shtepi.Policanasit i njohin te dy monstrat pa personalitet.
Futeni ne burg kete plehre……..