Ka nisur procedimi penal për ish Drejtorin e ALUIZNI-t Durrës, Flamur Gjuzi.
Gjykata e Shkalllës së Parë Durrës ka vendosur masën e sigurisë “Detyrim Paraqitje” për ish drejtorin Gjuzi, përfaqësues i LSI-së.
E njëjta masë sigurie është vendosur edhe për ish punonjësit, Skerdi Bello dhe Elvis Pengili ( edhe këto përfaqësues të LSI).
Arkitektja private, Nevjana Isufi, është lënë me masën detyrim paraqitje. Ajo akuzohet si bashkëpunëtore për realizimin e planeve të rilevimit të objekteve.
Ata akuzohen për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” të kryer në bashkëpunim dhe “Falsifikimi i dokumenteve”.
s.a/dita
