Me një ceremoni mbresëlënëse në stadiumin olimpik të Azerbajxhanit nisën zyrtarisht Lojërat e katërta të Solidaritetit Islamik.
Në Baku parakaluan me radhë 56 vende nga i gjithë globi, me delegacionin shqiptar që kishte gjithashtu një vend nderi në kryeqendrën e azerëve.
Ceremonia, e cila ishte blinduar nga mijëra forca sigurie, rezervoi ngjyrat tradicionale dhe përfshiu në koreografi pjesë të ndryshme të vendit organizator.
Delegacioni kuqezi parakaloi nën ritmet e Lojërave të Solidaritetit, me stafin dhe 5 sportistët që do të jenë këto ditë pjesë e garave, Relaksa Dauti, Arta Merturi, Spajdi Selamaj, Deni Baholli dhe Elord Gjana.
Gjimnastika ritmike, boksi, volejbolli, hendbolli dhe tenisi ishin të parët sporte që ngritën siparin e garave këtë të premte në Baku.
Lojërat Islamike do të përfundojnë me një tjetër ceremoni, që organizatorët kanë premtuar se do të jetë elektrizuese mbrëmjen e 22 majit në Baku.

Lojrat nuk mund te ndahen mbi baza fetare.
Nuk mund te kete lojra islamike dhe lojra kristiane, futboll islamik dhe futboll kristian, katolik, apo ortodoks.Cfare jane keto INJORANCA dhe IDIOTSIRA.Mire disa lider sporti te vendeve uskamike jane prapa bote dhe te prapambetur e nen tutelen e FESE tyre, po Shqiperia cfare dreqin kerkon ne keto lojra te tilla? Keshtu eshte kur drejtojne shtetin lideret serbofil,, grekoman, turceli dhe arabik.