Nisin negociatat e radhës mes Kosovës dhe Serbisë

redaktor

Në Bruksel po zhvillohet raundi i shtatë i bisedimeve në nivel kryeministrash ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, me shefen e diplomacisë europiane Catheirin Ashton.

Hashim Thaçi dhe Ivica Daciç do të përpiqen të gjejnë një formulë që do t’i kënaqte të dyja palët rreth krijimit të një mekanizmi për serbët, në komunat ku ata janë shumicë, si dhe normalizimit të raporteve ndermjet dy shteteve.

Prishtina dhe Beogradi thonë se po bëjnë përpjekje për afrimin e qëndrimeve, por ende nuk ka një marrëveshje për veriun e Kosovës të banuar me shumicë serbe, ku nuk njihen dhe nuk pranohen autoritetet e Prishtinës. Prishtina thotë se  është dakort me krijimin e një  bashkësie  të komunave me shumicë serbe, por hedh poshtë çdo mundësi që ai të ketë fuqi ekzekutive.

Beogradi kërkon krijimin e bashkësisë së komunave serbe që nuk do të kishte autoritet ligjvënës, por do të kishte pushtet ekzekutiv.

Zyrtarët evropian thonë se bisedimet ndodhen në një periudhë vendimtare dhe se të dyja palët duhet të angazhohen më shumë në arritjen e marrëveshjeve, që mund t’u sigurojnë të dyja palëve datat e negociatave, Serbisë për anëtarësim, ndërsa Kosovës për marrëveshjen e stabilizim asocimit.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *