Nisin procedurat për ekstradimin e “Babales”

Ornela

Albert Veliu, i njohur ndryshe me nofkën “Babalja”, pritet të ekstradohet nga Kosova drejt vendit tonë për llogari të Krimeve të Rënda.

Ministria e Drejtësisë është njoftuar nga pala kosovare për arrestimin e Veliut dhe ka nisur procedurat pa vonesë.

Pala shqiptare do i drejtohet Ministrisë së Drejtësisë së Kosovës. Por do të jetë gjykata e Prishtinës ajo që do të shqyrtojë kërkesën për ekstradim dhe do të vendose për miratimin ose jo të saj.

Veliu është arrestuar pasditen e së enjtes në një qendër të azil-kërkuesve në Prishtinë, ku ai qëndronte prej qershorit, pas një kërkese për azil, me pretendimin se në Shqipëri i rrezikohej jeta pasi kishte denoncuar një rast për trafik droge.

Edhe pse ka aplikuar prej 4 muajsh për azil, Albert Veliu nuk ka marrë ende përgjigje nga pala kosovare.

Të shtunën Gjykata e Krimeve të Rënda caktoi masën e sigurisë ‘arrest me burg’ në mungesë për 51-vjeçarin që akuzohet për kallëzim të rremë, kryer në bashkëpunim dhe kalim të jashtëligjshëm të kufirit.

51-vjeçari u largua drejt Kosovës pas publikimit të një përgjimi, sipas tij me vëllain e ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, ndërsa prokuroria ka dyshime se ky përgjim është i rremë, pasi Fredi Alizoti ka bashkëpunuar me Veliun për të imituar zërin e Agron Xhafajt.

Sipas prokurorisë, në sajë të hetimeve për audio-përgjimin e publikuar nga Partia Demokratike, ka  rezultuar  se “Babalja” e kishte sajuar atë në këmbim të 200 mijë eurove.

o.j/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *