Nisin punë eskavatorët në Casa Italia për të nxjerr viktimat/ E pamundur për zjarrfikësit të ndërhyjnë

Rovena Cerka

Magazina 1000 m2 i është dhënë me qira një subjekti privat për tregtimin e rrobave, nga administratorët e qendrës tregtare.

Pasditen e djeshme ka mbërritur një kamion me rroba. Tre ose katër punëtorë kanë qenë duke shkarkuar kamionin.

Sapo është hapur vatra e zjarrit, njëri prej punonjësve të sigurisë ka lajmëruar në radio: Ra zjarr, zjarr. 33-vjeçari Arjan Sala ka shkuar drejt vatrës me bombolën e fikëses së zjarrit, ndërsa kolegu i tij ka dal jashtë për marrjen e një bombole tjetër. Për punë sekondash, zjarri ka marrë përmasa të mëdha për shkak të materialeve lehtësisht të djegshme.

 

Nga zjarri i rënë më shumë se 20 orë më parë në magazinën e Qendrës Tregtare Casa Italia ku dyshohet se ka edhe 2 viktima të tjera përveç shefit të rojës së sigurisë kanë ndërhyrë eskavatorët për të bërë të mundur gjetjen e trupave të bllokuar.

 

c.r / dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *