TAP nis shtrirjen në det

Ornela

Në Seman, Fier kanë nisur sot punimet për ndërtimin e seksionit detar të Gazsjellësit Trans Adriatik (TAP), me gjatësi 105 km.

Ky seksion do të lidhë segmentin shqiptar të TAP me atë italian.

Kjo fazë u inaugurua me një ceremoni ku ishin të pranishëm Kryeministri Edi Rama, ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri, kryetari i Bashkisë së Fierit, Armando Subashi, si edhe drejtues të TAP.

Tubat do të shtrihen në shtratin e Adriatikut, ku pika më e thellë e tubacionit do të jetë më shumë se 810 metra nën sipërfaqen e detit.

Afërsisht 10 anije do të merren me ndërtimin e seksionit detar; dy anije do përdoren për shtrimin e tubacionit dhe anije të veçanta për drenazhimin, furnizim me tuba dhe punime të tjera.

Për shtrirjen e tubave në ujëra të thella do të përdoret një anije shtrimi gjysmë e zhytur në ujë.

Do të përdoren rreth 9 mijë tuba, me peshë të përafërt 100 mijë tonë.

Për ndërtimin dhe mbrojtjen e tubacionit, TAP po përdor standardet më të larta të industrisë.  ​

Përmes këtij projekti ne ekonominë e vendit tonë parashikohet se do te injektohen afro 1 miliard euro në 20 vitet e ardhshme.

o.j/dita

Share This Article
4 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *