Nisma e Canit: Bizneset e mëdha do të auditohen nga kompani ndërkombëtare

Saimir Lleshi
Ministri i Financave Shkelqim Cani, duke folur gjate nje mbledhje te Komisionit Parlamentar te Ekonomise, ku eshte prezantuar raporti “Per zbatimin e Buxhetit te Shtetit te vitit 2014”. /r/n/r/nShkelqim Cani, Minister of Finance, speaks during a Parliamentary economy and finance committee.

Pas hedhjes së idesë se mbledhja e TVSH-së do të jepet me koncesion, qeveria do ta lërë në “dorë të huajve” edhe kontrollet për bizneset e mëdha. Ministria e Financave do të nxjerrë një udhëzim ku bizneset e mëdha do të auditohen nga kompani të huaja për të shmangur kontrollet e shumta tatimor.

Të gjitha kompanitë që do të certifikohen nga kompanitë ndërkombëtare që janë në një listë pas udhëzimit të Ministrisë së Financave do të listohen tek kompanitë me pak risk për t’i shmangur plotësisht kontrollet duke u vetëaudituar nga kompanitë ndërkombëtare të auditit.  Çdo kompani që ndjek procedurë hyn tek kompanitë me më pak risk ose pa risk. Kompania do të ketë një trajtim krejt tjetër nga administrata tatimore”, tha kryeministri Edi Rama.

Deklarata e tij u bënë gjatë një takimi me biznese të mëdha ku kanë diskutuar për luftën kundër informalitetit. Ministri i Financave Shkëlqim Cani i pranishëm në këtë aktivitet sqaroi nismën e ministrisë së tij.

Bizneset e mëdha u hapet hapësira për të ulur nivelin e riskut të tyre, nëse do të pranojnë, kundrejt një udhëzimi që do të dalë nga Ministria e Financave, që auditimi i biznesit të tyre, (pjesa fiskale le të themi) të realizohet nga kompani ndërkombëtare të njohura për të zëvendësuar sa më shumë, por pa ja hequr të drejtën finale organeve të tatim-taksave për të kontrolluar auditorin ndërkombëtar, por që mos vinë takisdarët tek ju, por të realizohet auditi fiskal me anë të auditimit të kompanive të mirënjohura ndërkombëtare”, theksoi ai.

Kreu i Financave tha se përshtatja e projektligjit të ri parashikon që deri në 31 mars 2016 biznesi i madh të punojë me fatura për individët.

Them që së dyti ky ligji i ri ose përshtatja e ligjit ka edhe një element tjetër, atë që deri në 31 mars 2016 biznesi me shumicë ka mundësi të faturojë ose të punojë me kasën fiskale me individë për masën deri 10%.

Ndryshe nga tradita e keqe ne e ndryshojmë këtë traditë, lejojmë deri në mars të vitit tjetër që biznesi i madh të lëshojë kuponë tatimore për individët, dhe pas 1 prillit mos punojë me kuponë tatimorë, por këtë detyrë t’ja lerë biznesit të vogël që është puna e tij, ndërkohë biznesi i madh të përshtatet për të hapur shitjen e tij me pakicë, por të ndarë nga ai me shumicë”, sqaroi ministri i Financave. /Dita/

 

Share This Article
12 Comments
  • Ky Cim loqja ka ikur per lesh. Pra nga njera ane do tjua lere auditimin e bizneseve te medhenj auditoreve` nderkombetare por organet tatimore (dmth pjeshka e Rames) do te auditojne auditoret nderkombetare. Vaj medet Cim thoni gjera qe as vete nuk i besoni dot.

    • Vaj medet cfare sigurije ligjore kemi ne nga keto kompani????

      Kush do ti paguaj gabimet dhe kush do denohet per shkeljet e ligjit????

      Po Po ashtu sic u denuan ata te CEZ

      Shqiperia po shon nga nje fatkeqesi ne tjetren.

  • Kaq te pa afta jane organet tona financiare sa te jepen gjithçka me koncesion te kompanite hajdute?
    Nuk e kuptoj se pse duhet kjo gje?
    Injorant te gjithe ministrat tane te finances ne vite,te pa afte ose te korruptuar.

  • Mjaft me me ministra qe vijne qe nga sistemi I kaluar! Kur na qenkan te afte ministrat e socializmit per tani ne demokraci, si nuk paska ekonomiste qe te bejne auditimin e firmave te medha apo te vogla qofshin? Pse ato para qe do paguaje private te vene per firmat e huaja e jo per ekonomistet shqiptare? Apo se ne taven e te huajve kane pjese dhe ministrat qe na I zgjedhin keto kompani te huaja? Ik o cani e dil ne pension se ju ma merr mendja nuk dini te beni as ekonomine e shtepise tuaj e jo me te beni te Shqiperise. Mjere ne per ministra qe kemi, qe per 25 vjet kane rregulluar vetem veten e tyre dhe genjejne miopet .Nuk e kuptojne qe si kane nisur shqiptaret me ikjet jashte ,do te mbeten vetem ata ne kete vend e te hane ato qe kane grumbulluar se per pune nuk u ka thene njeri :”puna e mbare”

  • Ministri can -can eshte mire qe te jap drejtorine e tatimeve dhe ministri e financave me koncension te huajve.Ne do ti japim me koncension Saliut Edvin Horrin me kusht qe ti vizatoje per 30 vjet damaret e bythes.

  • Ceshte kjo mani idjote ti japin leke te huajve. Ku i kane Crown Agents qe erdhen te vinin fre ne dogana dhe i sabotuan vete politikanet tane me doganieret shqiptare.
    Po rapiscan qe vjel per 15 vjet 200 milon euro, po leket qe marin koncesionet e tjera, Prape duan te japin? Prit kur ti japin dhe pyjet e kullotat detin turizmin me koncesion. E shqiptaret skllever ne vend te vet. Kte quajne rilindje keta? Kaq te trashe jane qe evazionin fiskal ta kapin qe nga importuesit deri tek bizneset e vogla. Apo turru popullit ti marin kacidhet e fundit qe ti rinovoje FMN grantet. Te papafte der ne ulerime per zotin

  • Po mire mo Minister i pjerdhur dhe i rrjedhur. Kjo qeveria e Rama bythes do bej ndonje pune, apo do jape gjithcka me koncension?
    Aaaaaa, e kuptova: gjithe puna e qeverise do jepet me koncension, kurse ju ministrat e kaposh kokeboshit do beni zedhenesit e modelet e punes se qeverise neper tv e gazeta. Se xhanem, kete keni bere per keto dy vite, pune ZERO dhe sfilita MAXIMUM.

  • pa aftesia dhe detyrimi per te mos permirsuar gjendjen por mbrojtjen e korupsionin nepermjete kontrolleve nga te jashtmiy eshte provuar nga doganat qe dha efekt negativ athere cpritet per vjedhjen e taksave se mos pagesa ne vartesi te rezultateve por fikse ujep atyre mundesin e koruptimit se ky fenomend lindi pas veprojme me mentalitet e huaja

  • Sju vjen turp me te tilla vendime qe merrni. Nuk luftoni dot korrupsionin ne tatime dhe fryni me leket tona audituesit nderkombetar. Te paafte komplet jeni. Po beni gjith biznesin e madh kundra, se te voglin e keni ber me koh.

  • Ku e keni degju nje gje te till ju qeveri e leshit, jepeni gjith shqiprin me koncesion, edhe guvernatorin edhe kryeministrin dhe qerrohuni. Pse behen zgjedhjet??? qe te na kontrollojn te huajt??? po ikni ore te paafte totalisht.

  • lepuri fle tjeterkund. Ashtu si kompanite ligjore qe jane shpk te Rames ne emigracion.

    Keta duan te lajne duart dhe njekohesisht si te tredhur nga koqet qe jane urdherohen per kete gje ,,,psh BANKERSIN ta kontrolloje BANKERSI………… e keshtu me radhe te gjitha….
    Keta duhen varur po bjerini kembanave te zgjohen Avni Rustemet

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *