Kreu i Bashkisë së Kamzës, Xhelal Mziu, ka dhënë një intervistë për gazetën e Fari Balliut. Shkrimi nis me fjalët ”Xhelal Mziu është zgjedhur kryetar i degës së PD-së Kamzë në mënyrë plebishitare, duke marrë 255 vota nga 308 delegatë që votuan në kuvendin e degës”. Me pak fjalë, Xhelali e ka myt! Me tej vazhdon shpjegimi; “Ai ka treguar se është një menaxher i shkëlqyer politik dhe administrativ, madje si në krye të UKT dhe në dy mandate të Bashkisë së Kamzës treguesit pozitivë janë kokëfortë dhe nuk anashkalohen”. Pyetjes, se si është ndjerë për këtë besim që i kanë dhënë anëtarët e Partisë, Mziu përgjigjet “Kur votohesh në një mënyrë të tillë nga anëtarësia, sigurisht që përgjegjësia është po aq e madhe. Duke falënderuar të gjithë ata që më votuan, ftoj çdo anëtar të PD-së në Kamëz të bashkuar të punojmë dhe thellojmë më tej fitoren tonë siç ia kemi arritur deri më tani dhe i garantoj se do të vlerësohet çdo kontribut i tyre. Kamza me çfarë ka treguar deri më tani, mbetet Akademia e Partisë Demokratike”. Qa thu or ti! O Doktor! O Xhelal, po do bëhen xheloz të tjerët mo, si thu që Kamza është Akademi e PD-së. Apo je trim ti, nuk trembesh nga xhelozitë.

doli iliazi…..i shamikuqes, iliaz stambolli kodosh.