Dita jonë! Dua të them diçka rreth qëndrimit Blushi-Hafizi për zgjedhjen e presidentit nga populli. Me Kushtetutën e vitit 1998, presidenti zgjidhej me tre të pestat, pra me 84 vota, ku këtu ishte vullneti i popullit pasi ekzistonte konsensusi i plotë. Nëse këta të dy deputetët e ndonjë tjetër e kanë hallin se e majta e sotme e zotëron këtë shifër, është meritë e saj, pasi përfaqëson masën dominante të elektoratit shqiptar. Ah! Më falni, ju e keni mendimin gjetiu për të mos dalë hapur kundra partisë, se koha për zgjedhjen e presidentit është afër. Këtu, ne, lexuesit dhe elektorati fiksojmë qëndrim tjetër, pasi nisma juaj është kundra së majtës që dominon në elektoratin shqiptar. Të tilla nisma nuk i shërbejnë Shqipërisë, por vetëm Salisë. Mos e bëni më keq situatën politike në momentet e reformës në drejtësi. Ju faleminderit Dita jonë e shtrenjtë.
Letër e nënshkruar,
Pjetër Bubaj
Leave a Comment
