P
as fitores së PS-së, kryeministri Edi Rama është fokusuar në një tjetër çështje.
Nisma e tij e postuar në Facebook nis me fjalët “Çfarë duhet të përmirësojmë?”, ku thotë se kjo periudhë tranzitore deri në shtator do ta shfrytëzojë për procese dëgjimore me strukturat e PS-së në të gjithë Shqipërinë.
Statusi i plotë i Ramës:
ÇFARË DUHET TË PËRMIRËSOJMË?
Po e përsëris që fitorja i takon Shqipërisë dhe njerëzve të zakonshëm të saj, ndërsa e imja, e jona si të zgjedhur për të udhëhequr vendin, është vetëm barra e shumëfishuar e përgjegjësisë qeverisëse.
Na duhet një reflektim i thellë brenda vetes, për të kuptuar me sa më shumë vërtetësi, çfarë duhet të korrigjojmë e përmirësojmë tek vetja, tek sjellja e puna e secilit prej nesh dhe e forcës sonë të madhe e të suksesshme, por edhe me jo pak të meta, Partisë Socialiste.
Çfarë duhet të korrigjojmë në përmbajtjen e në stilin e qeverisjes dhe si duhet e mund ta përmirësojmë, kulturën tonë qeverisëse, cilësinë e skuadrës që qeveris, në legjislativ e në ekzekutiv, bilancin qeverisës në çdo sektor?
Dhe më e rëndësishmja, si ta bëjmë këtë reflektim sa më gjithëpërfshirës, duke mos folur e dëgjuar vetëm mes njëri-tjetrit, po duke dëgjuar edhe të tjerët, njerëzit e zakonshëm të këtij vendi, sa më shumë prej tyre, qofshin ata që na kanë votuar qofshin ata që nuk na kanë votuar?
Po përgatitemi që në këtë fazë tranzitore deri në krijimin e qeverisë së re, të bëjmë një proces dëgjimor në të gjithë Shqipërinë, me disa nivele apo rrathë, brenda partisë dhe jashtë saj.
Ju jam mirënjohës paraprakisht, për çdo sugjerim prej jush këtu në rrjetin tonë dhe për ta bërë ndoshta më të lehtë, komentin tuaj, po ju pyes:
Nëse do të ishe ti kryeministri i Shqipërisë, cilat do të ishin tre gjërat më kryesore që do përmirësoje? Natyrisht, kushdo mund të dalë nga korniza e kësaj pyetjeje apo mund ta shpërfillë atë plotësisht, e të shkruajë atë që dëshiron.”

Realizimin e Reformes ne Drejtesi, ate te Ndarjes administrative dhe te Nepunesit Civil
Te gjithe te zgjedhurit ne Parlamentin e ri ti perpilojne me shkrim premtimet e bera- te evidencohen afat gjatat e afat shkurtera e ato elektorale e te filloje realizimi tyre ne cdo zone ne ballafaqim me popullin e zones e jo vetem elektoratin…….
Hapje reale vendesh pune per ngritje te mirqenjes popullit
Konkurse serioze per te punesuarit
Ngritje pensionesh e pagash ( sipas parimit shtrirje kembesh sipas jorganit)
Berjen e reformes zgjedhore
Kete President qe zgjodhet ta revokoni ligjerisht e mandej te zgjidhet nga populli
Forcim kompetencash e rrolit te Akademise se Shkencave ne cdo fushe studimore shkencore por mbi te gjitha per pastrimim dhe zbatimin drejt ne praktike te Gjuhes Shqipe
Te ngrihet nje TaksForce, te kete cdo lloji media redaktor specialist te gjuhes Shqipe Per shkelesit sanksione te ashpera
Per trafikantet e kriminelet vec denimit kryesor te kete denimet plotesuese sekuestrim pasurish( konfiskim)
-gjyqtaret mbasi te pastrohet sistemi te behet e mundur zgjedhja e tyre nga populli
-te shkarkohen Drejtuesi i Sherb Informativ e Prokurori Pergjitheshem te cilet gjithe kohes kane qene ne sherbim te nje force politike e jo te Ligjes……
Për Kryeministrin Edi Ramën dhe stafin e tij.
Urime per fitoren ne zgjedhjet e 25 qershorit.
Disa mendime:
Për reformën në administratën të ketë konkurencë të ndershme.
Në universitete të kalojnë në filtër të gjitha doktoraturat e dhëna këto tre vitet e fundit, pasi një pjesë e mirë janë blerë më lekë, apo me falje shtëish pranë plazheve të vendit.Te shikohet mundësia që tema e doktoraturës ti shërbejë komunitetit dhe ekonomisë ,zonës nga ai vjen, pasi doktoraturat janë bërë si Masterat.
Në Universitete janë sistemuar pjesa më e madhe e miltantëve të PD dhe Të LSI, bile shumë PD-ist janë konvertuar në LSI.Një kontigjent i madh i Partisë Agrare ,që në kohën e Xhuvelit kaluan me porosi tek LSI , prandaj dhe Agron Duka nuk mori dot asnjë mandate .
Pastrimi I universiteteve dhe admiistratës nga këto kërpusha do lehtësojë punën në admiistratë dhe universitete.
Të luftohet me forcë në universitete farefisnia , neopotizmi,pasi ka shume veta nga nje fshat apo familje.
Në universitetet publike gjithmonë është ndjekur një praktikë e gabuar , ku ish rektori kalon dekan, apo shef departamenti dhe anasjelltas duke ruajtur pushtetin të pa ndryshuar me shumë makinacione.Kam mendimin që duhet sanksionuar me ligj , që rektori, dekani, shefi I departamentit të zgjidhet vetëm një mandat dhe pa të drejtë rinovimi.Në universitete publike të ketë lëvizje pedagogësh nga universiteti në universitet…
Në Komuna e njejta gjë duhet të ndodhë, vetëm me një mandat pa të drejëe rizgjedhje.
Per te gjithë ata që kane shkelur ligjin, si në hipoteka në regjistrimin e pasurive në kundërshtim me ligjin , kjo të shfuqizohet dhe të pergjgjen ligjerisht dhe me çdëmtim te pasurise, jo ta paguajë populli nga taksat.Të gjithë këtyre t`u sekuestrohen pasurite që kane krijuar në vite në mënyrë të kundra ligjshme.
Në shumë fshatra aty ku është kryetari I Komunes ka rruge të shtruar, ndërsa në vendet e tjera sidomos në periferi nuk ka as drite elekrike, për një shtylle .Po ashtu punonjeëit e OSHE nëpër fshatra vendosin fatura aforfe pa e pare fare leximin mujor.Ka dhe raste kur linja elektrike trefazore gjarperon sheshit pa ju trembur syri.
Për regjistrimin e Pasurisë në Bregdetin e Jonit , gjithmonë ndërrohen Komisionet, pasi ka mbivendosje.Për mendimin tim kjo është një papërgjegjshmeri e kryetarëve të komunave në vite.PSh.:Te gjithë ata qe I ka kapur regjistrimi në vitin 1991-1992 në fshat janë të pajisur me nje Çertifikatë Pronësie, pas kësaj nga pseudo Komisionet e Pronave, janë dhene vendime që nuk justifikojne Pronën, por janë abuzive.Kur shkon në hipoteke të thonë ka mbivendosje, unë paguaj taksat , tjetri me dokumenta fallco ka zene pronën.Ligji duhet ti bëhet i qarte kujdo , që nga Kryetari I Komunes, Bashkise, se nëse ky në kundërshtim me ligjin ke abuzuar duhet të përgjigjet para ligjit, jo vetëm aktuali,por me radhë ata ,që kanë miratuar këto pazare në kurriz të fukarait dhe kështu merr fund odiseja e zvarritjeve burokratike…
Nga Odise Çaçi Vlorë
Cel.0692714878
Merr nje nga diaspora e vjeter,nje nga diaspora e re, jep te drejte vote per shqiptaret jashte Atdheu, edhe nje segment ne Mpj per diasporen me njereze te diaspores qe te thithin investime prodhuese ne shqiperi te koordinuara. Lufto monopoletqe asfixojne cdo perpjekje per investim ne shqiperi. Taxoje paren e vdekur ,qe paret te shkojne jo ne beton kot po ne prodhimtari.sa per fillim.
Ndall pak FBookun,edhe komuniko me institucionet per me i vu ne sherbim te popullit…qofte duke na derguar si ´testues’ neve
Veç te tjerash; administrat kudo, duhet te jete ne sherbim te njerzeve. Sa hyne ne dere qytetari duhet ti ngrihet ne kembe dhe ti thote: çfare mund te bej per ty? (e kam eksperience nga vendi ku jetoj prej 25 vjetesh mu ne mes te Europes)..Ka nje korrupsion te madh neper posta ku shperndahen parate e pensionistave, ka shkelje ligjore, ka diferencim ne komunikim dhe sherbim. Kaq per sonte, po vazhdoi kjo rubrike, do jape mendime, pavaresisht se merren apo nuk merren per baze. Te falenderoj qe hap nje kapitull te ri me shprese.
Ti zoteri lexo dhe kuptoje ne thelb ligjet qe permban Kushtetuta.
Vene ne jet zbatimin e ligjit.Tolerance zero per cdo njeri qofte dhe Zahoja i yt.
Te tjerat vijne vetvetiut si qet e kularit drejte histenit te ustait.
Te jeshe i paanshem ne udheheqjen e popullit dhe jo te dasive politike.Ashtu sic ekziston e drejta me ligj e presidentit i pa anshem.Dhe Ti te jesh i kesaj natyre.Vlersoi profesionistet deri tek punerat ma te thjeshta.Kush asht i afte ti jipet vendi i punes.
Politika te mos perzihet ne kopetencat e institucioneve.
Cdo shpifje te ballafaqohet per shpifjen.Dhe te vendos ligji per shpifesin nese nuk vertetohet shpifja.Kur vertetohet don te thote qe nuk ekziston shpifje dhe te vihet para ligjit autori qe deklarohet nga shpifesi.
Kjo do te edukoj njerzit te mos kacagrithen me njeri tjetrin.Njikohesisht i jepet autoritet pavarsie institucioneve.
S,duam me fasada e tendera klienteliste, por drejtesi, mjekesi, arsim, industri, turizem, mirqenje sociale, dinjitet.
Te nxirrni para pergjegjsise vrasesit….
niseni fillimisht me shtresat me ne nevoje,
rrogat minimale, pensionet, bisnesi i vogel.
uje aty ku kalumenj.
nepotizmit i jepni fund. Urime per STRATEGJINE E BASHKIMIT DHE MARDHENIEVE QYTETARE PA DALLIM NGJYRE E STERNGJYRE POLITIKE.
“Nëse do të ishe ti kryeministri i Shqipërisë, cilat do të ishin tre gjërat më kryesore që do përmirësoje?”
në radhë të parë dhe më kryesorja,duke qënë se nuk kam për të qënë K/ministër,por do të jesh ti—–
fillo e sillu si një kryeministër!!
dil nga adoleshenca dhe mos u kap me kalamajt rrugëve të faqebythës!!
fillo e puno dhe mos na rri televizioneve si një putanë e dalë boje!!
BËHU BURRË,në kuptimi që i japim ne,të njohim boll gjatë si KALAMA!!
të tjerat vijnë vetë!!
pak a shumë!!
ky kërkon tre gjera për të ndryshuar dhe seicili jep 12!!
unë për vete kam dhënë një!
komneti nuk ka dalë akoma!!
shnet komentues!!
Nese do isha une kryeminister, e vetmja gje qe do beja do ishte :Ketyre komentuesve komentuesve qe u kerkon mendim, do u nxirja friken qe te mos shkruajne si ANONIMAT.
Kjo fillohet nga nga vetvetja. Besoj se e kupton qe me pas cdo gje do jete afer vajit.