Nisma ligjore e Ministrisë së Punës kundër dembelizmit

Saimir Lleshi

A ka Shqipëria kaq shumë njerëz dembelë? Ende nuk ka statistikë zyrtare, por Këshilli i Punës ka miratuar një dokument që emërtohet si “draft kundër dembelizmit”.

Nisma ligjore synon të frenojë dembelizmin dhe të stimulojë të papunët që të pranojnë të punojnë në vendet e punës që ofron biznesi apo edhe institucionet shtetërore.

Nisur pikërisht nga paradoksi i situatës që haset sot në zyrat e Punës, ku nga njëra anë ekzistojnë 150 mijë kërkesa për punë dhe nga ana tjetër gjenden plot 26 800 vende pune që kërkojnë punëtorë, drafti i propozuar kërkon që të ofrojë mekanizma, të cilët do të nxisin të papunët që të pranojnë punën që u ofrohet.

“Ne nuk mund të pranojmë që një sistem i tërë të sponsorizojë dembellëkun e qytetarëve shqiptarë, pra të shkojnë të kërkojnë punë dhe të mos pranojnë të punësohen në vendet e punës që biznesi ofron. Projektligji është shprehur qartë për plotësimin e dy kushteve themelore që kanë të bëjnë me kushtet që monitorin Inspektorati i Punës, pra kushtet e punës, pagesa të jetë brenda kuadrit ligjor, por edhe kushtin e dytë, që punëmarrësit të kenë një mundësi për aftësim profesional. Pra kombinimi i të tre faktorëve, mundësisë për punë, kushteve të punës dhe kualifikimi i punonjësve do të jenë baza e këtij projektligji”, tha ministri Blendi Klosi.

i ka theksuar se me miratimin e ligjit, një person që regjistrohet si i papunë në zyrat e Punës, do duhet të pranojë punën e përshtatshme që i ofrohet nga kjo zyrë. Jo vetëm kaq, por ai duhet të pranojë edhe që të marrë pjesë në kurset e kualifikimit profesional, që do t’i ofrohen nga institucionet shtetërore falas.

Në të kundërt, në rast refuzimi, atij do t’i hiqet statusi i të papunit dhe do humbasë përfitimet që rrjedhin prej tij.

“Ne duhet të marrim një vendim të fortë, që ka të bëjë me moslejimin e refuzimit të herëpashershëm të punëmarrësit të ofertës për punë. Prandaj ne kërkojmë që, në bazë të ligjit të ri, punëmarrësit t’i hiqet apo t’i refuzohet statusi i punëmarrësit të papunë, nëse oferta e përshtatshme apo programet e tjera të përshtatshme kundërshtohen, refuzohen apo nuk pranohen gjatë intervistimit të tij të parë apo në takimet e tjera të radhës”, shtoi ai. /Dita/

 

 

Share This Article
4 Comments
  • Nuk jan dembela emigrantet shqiptare,por jan hajdute politikanet e Shqiperise qe duan ti skllaverojn shqiptaret.
    Nismë ligjore qe synon të frenojë dembelizmin qe te kujton parrullen naziste Arbeit macht frei.Edhe Gjermania ka afro 4 milion te papune,dhe qindra mijera vende pune bosh.Kjo ashtu si ne Shqiperi vjen nga moskualifikimi profesional.Ne Shqiperi jan te gjith politikanet te pakualifikuar.Ne Bote kryeministri eshte jurist apo ekonomist,kurse ne Shqiperi piktor i deshtuar
    qe jep leje ndertimi ku ti doje palla,ne Golem ne bregdet si edhe tek liqeni-

  • Nga na e nxorret qe shqiptaret qenkan dembela? Demela jeni ju zyrtaret dhe mashtrusa qe na deklaroni ze qenkan 26.000 mije vende pune! Mashtrim nga mjesi deri ne darke! Nuk keni faj ju,po ne qe shkojm e ju votojm juve se na dukeshit burra me te mire se ai maloku,me fal qe po e prish gojen,po nje m..t jeni dhe ju!

  • DEMBELIZMI O MILET ESHTE KULTIVUAR PER 50 VITE ME RRADHE NGA ENVER KRIMINELI DHE SHPURRA E TIJ.

    ME HAPJEN E KUFIJVE, EDHE ATA PAK NJEREZ ME INICIATIVE TE LIRE QE KISHIN MBETUR, JA MBATHEN ME TE KATRA NGA SHQIPERIA.

    PJESEN TJETER TE LLOGARIVE BEJENI VETE.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *