Borxhi botëror shënoi një tjetër nivel rekord prej mbi 250 trilionë dollarë në gjysmën e parë të vitit, kryesisht prej rritjes së huamarrjes në Kinë dhe Shtetet e Bashkuara. Raporti i Institutit Ndërkombëtar të Financave (IIF), tregoi se borxhi në të gjithë botën u rrit me 7.5 trilionë dollarë në gjashtë muajt e para të 2019.
Raporti theksoi se totali i borxhit arriti 250.9 trilionë dollarë në fund të kësaj periudhe, dhe pritet të kalojë nivelin e 255 trilionë deri në fund të 2019. “Kina dhe SHBA zinin 60% të kësaj rritjeje. Borxhi i tregjeve në zhvillim shënoi gjithashtu një nivel rekord prej 71.4 trilionë dollarë, apo 220% të PBB”, bëri të ditur raporti.
Rritja e borxhit në të gjithë botën ka qenë një shqetësim i madh për investitorët. Normat rekord të ulëta të interesit e bëjnë tejet të thjeshtë për korporatat dhe shtetet që të marrin hua më shumë para.
Megjithatë, ndërkohë që politikat monetare lehtësuese në të gjithë botën po arrijnë drejt fundit, vendet me nivel të lartë të borxhit si Italia, Brazili, Argjentina dhe Greqia, mund të pësojnë rritje të kostove të shërbimit të borxhit si dhe vështirësi në përdorimin e stimujve fiskalë.
Fondi Monetar Ndërkombëtar paralajmëroi muajin e kaluar për nivelet e rrezikshme të borxhit të korporatave, që është përkeqësuar nga interesat e ulëta. Fondi paralajmëroi se rreth 40% e borxhit të korporatave në ekonomitë e mëdha si SHBA, Kinë, Japoni, Gjermani, Francë dhe Britani, ndodhet në rrezikun e dështimit nëse ekonomia botërore ngadalësohet./SCAN
o.j/dita

Po kujt ja kemi borgj gjith keto para. Cilit ja morem qe paska aq shuma te medha se ketu po fitet me e shit krejt si planet. ! Aio ja morem nje planeti tjetr e tash po na i kerkon
! A ja morem nje yjisie tjeter apo ASHT MENYRA PER TE MBAJT NEN SKLLAVERI NJERZIMIN !!! per te mos kuptu se kush jan skllavopronaret e vertet.
Gjate nje viti bota prodhon 70 trilion.