Një i mitur plagoset me thikë nga bashkëmoshatari në ambientet e shkollës.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në shkollën 9-vjeçare të fshatit Morinë në Kukës.
Policia e Kukësit njoftoi sot në mëngjes se 13-vjeçari me inicialet P.D ka mbërritur në spital rreth orës 08:40 minuta. Djali banor i fshatit Morinë ka pasur plagë me thikë në shpinë dhe aktualisht është duke iu nënshtruar ndërhyrjes kirurgjikale.
Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur pas një grindje midis 2 të miturve, por pa përcaktuar ende motivet që çuan deri në përdorimin e armës së ftohtë, nga autori me inicialet, D.S 13 vjeç.
