Vajza kishte lënë një mesazh në ‘Youtube’: Kam për qëllim të bëj shumë keq, dua të shpërthej një shkollë”. Gjatë kontrollit në shtëpinë e saj u gjetën armë
Policia e Los Anxhelosit arrestoi të enjten një 17-vjeçare që planifikonte të kryente një sulm vrasës në liceun e saj në Arizona, dhe më pas të vetëvritej. Këtë e bëjnë të ditur autoritetet lokale, rreth një javë pas masakrës në shkollën “Sandy Hook”. Sipas një komunikate në kontenë e Marikopës, vajza e cila jetonte në periferi të kryeqytetit Foeniks, projektonte një atentat në kompleksin “Red Mountin”.
Policia ndërhyri pasi zbuloi një mesazh të shkruar nga adoleshentja në kanalin “Youtube” në qytetin kanadez të Torontos, në të cilin pohonte: “Kam për qëllim të bëj shumë keq… të vras njerëzit në kolegjin tim. Punoj si asistente e profesorit, kështu që askush nuk mund të zbulojë se po planifikoj të shpërthej shkollën”..
Ishte pronari i kanalit kanadez në internet që kontaktoi policinë në Toronto, e cila më pas informoi autoritetet në Marikopa. Tre orë pas sinjalizimit, policia identifikoi vajzën, që më pas tregoi gjatë marrjes në pyetje në shtëpinë e saj se ishte ajo që kishte shkruar mesazhin.
Në deklaratën e saj adoleshentja theksoi se e kishte planifikuar sulmin para tragjedisë që ndodhi në Konektikat. Ajo u tha hetuesve se kishte si qëllim të priste kabllot e sigurisë, për të fituar kohë pas shpërthimit, i cili do të pasonte me hapjen e zjarrit kundër viktimave, duke qëndruar nga jashtë kangjellave të liceut. Policia gjeti tri armë zjarri në shtëpinë e prindërve të vajzës, të cilët qartësuan se e reja kishte precedentë psikiatrikë.
Ndërsa në Uashington diskutohet mbi mundësinë për të vendosur norma të reja për të kontrolluar shitjen e armëve në Amerikë, prindërit nuk humbasin kohë dhe u blejnë fëmijëve të tyre çantat antiplumb. Pas masakrës në një shkollë në Njutaun, Konektikat, ku humbën 26 persona, midis të cilëve 20 fëmijë të moshës 5-10 vjeç, firmat amerikane prodhuese të çantave antiplumb kanë shumëfishuar shitjet, me afro 500 për qind.
Me një çmim që shkon midis 200 dhe 300 dollarëve, çantat antiplumb mund të përdoren si mburoja. Modelet e tyre variojnë dhe nuk lënë të kuptohet natyra e vërtetë e produktit. Për të vërtetuar praninë e materialit rezistent ndaj plumbave është vetëm një etiketë e vogël. Ndërsa një nga prodhuesit, “Amendement II”, në Arizona u ofroi fëmijëve çanta të frymëzuara nga “Avengers”.
Sipas “Uashington Post”, biznesi i çantave antiplumb lindi në prag të terrorit që u shkaktua pas masakrës në një shkollë të mesme në Kolorado në vitin 1999. Me episodin e së premtes së kaluar dhe lajmet e vazhdueshme që dëshmojnë për praninë në masë të madhe të armëve në vende publike, prindërit ndihen sërish të tmerruar.
Disa ditë më parë, “Huffington Post” raportoi se një djalë 19-vjeçar nga Utah u paraqit në shkollë me një armë, duke thënë se kishin qenë prindërit që e kishin këshilluar që ta mbante me vete për t’u mbrojtur. Ndërsa për sigurinë e mësuesve mendojnë shitësit e armëve, të tillë si teksani Kroket Keller, i cili u ofroi atyre një zbritje në çmim prej 10% për armë.
Ndërkohë, mësues dhe personazhe të famshëm apeluan që ditën e premte të respektohej një moment heshtjeje në internet për të kujtuar 26 viktimat e javës së kaluar. Apeli fillimisht u dërgua nga guvernatori i Konektikatit dhe nga promotorët e fushatës “Stand ëith Sandy Hock”, midis të cilëve janë edhe themeluesi i ‘Tëitter’-it, Xhek Dorsei, prezantuesi televiziv Rajan Sikrist dhe këngëtarja Britni Spirs. “Në javët dhe muajt në vazhdim duhet të bashkëpunojmë që të gjejmë një zgjidhje kundër dhunës së armëve, e cila kohët e fundit është bërë e shpeshtë në të gjitha komunitetet e vendit. 2013 është viti në të cilin duhet të ndërmerren nisma të rëndësishme për të evituar vdekje të tjera të pakuptimta.
Somario: Pas masakrës në një shkollë në Njutaun, ku humbën 26 persona, firmat amerikane prodhuese të çantave antiplumb kanë shumëfishuar shitjet, me afro 500 për qind.