Marija Djordjevic mund të bëhet sportistja e parë serbe që përfaqëson Kosovën.
Tenistja nga Graçanica është e gatshme t’i mbrojë ngjyrat verdhekaltër, por ajo duhet të kalojë disa pengesa, duke patur parasysh paragjykimet në enklavat serbe në Kosovë.
Fjalën e fundit do ta thotë babai i saj, i cili do t’ia japë Federatës së Tenisit të Kosovës (FTK) përgjigjen përfundimtare shumë shpejt.
Gazeta kosovare Zëri shkruan se drejtuesit e tenisit kosovar shpresojnë në përgjigje pozitive, edhe pse janë të vetëdijshëm se frika dhe paragjykimet e serbëve mund ta detyrojnë 17-vjeçaren t’i thotë “Jo” Kosovës.
“Ne kemi biseduar me Marijan dhe ajo e ka shprehur gatishmërinë për të luajtur për Kosovën. Mirëpo, ka thënë se duhet të konsultohet me babanë e saj dhe shumë shpejt do ta marrim një përgjigje nga ajo”, thotë Shkëlzen Domi, kryetar i FTK-së.
Marija, e cila më 21 shkurt mbush 18 vjet, e ka mundësi të vetme për të luajtur në “Fed Cup” përmes Kosovës, pasi me Serbinë një gjë të tillë e ka praktikisht të pamundshme.
“Duhet ta kuptojmë edhe ne se nuk e ka të lehtë. Unë i kam thënë asaj se mundësinë e vetme për të luajtur në ‘Fed Cup’ e ka përmes Kosovës. Ajo e do shumë tenisin dhe nuk është mirë ta lëshojë një mundësi të tillë. Duhet ta lëmë anash politikën. Ky është sport”, u shpreh Domi.
“Fed Cup” mbahet nga 13 deri më 18 prill të këtij viti.


Një hap pozitiv drejt shpengimit. Një mesazh i rëndësishëm paqeje. Një hap më shumë drejt bashkëjetesës paqësore.
Marie Gjergji
Te gjitheve na behet qefi per nje veprim te tille , qe i hap rregen dashurise dhe bashkejeteses paqesore . Suksese , vajze e shtetit kosovar !
Uroj të realizohet. Shenjë e mirë dhe simbolike për një bashkëjetesë të mundshme
Ne kete rast tenistja nuk po zgjedh me vullnet te lire por e detyruar nga rrethanat. Asaj i duhet te zgjedhe ose te heqe dore nga pasioni i saj per sportin ose te sakrifikohet per nje parim nacionalist ekstrem qe e shkaterroi Ballkanin. Sido qe te zgjedhe une uroj qe te vije sa me shpejt ajo dite kur keto zgjedhje te behen sa me natyrshem e pa te tilla dilema.