Një agjent grek strehoi Ramiz Alinë

J L
Tirane.15.04.91.- Shku Ramiz Alia ben betimin para Kuvendit si President.ATSH.Foto:P.Omeri

Enver CAKAJ

 

Me hir apo me pahir kooperativa bujqësore në Osojë të Skraparit u ngrit. Drejtues e kooperativistë ishin të një niveli. Asnjë nuk e dinte ç’ishte kooperativa prandaj fillimisht nuk e pranuan e vinin në punë me pishmanllëk. Madje një plak i mirë, që ditën e parë pyeti mësuesin   “Nuk ma shkoqit një çikë, se çfarë mora nga puna që bëra sot?” Dhe mësuesi i shpjegoi: “Po të kesh bërë normën ke marrë 100 pikë.” Po plaku vazhdoi: “Po nga pikët çfarë marr?” Mësuesi iu përgjigj: “Në u bëftë prodhimi do të marrësh në fund të vitit…” Dhe plaku qëndroi një copë herë përpara tij dhe i tha: “Më rëntë pika mua, që dhashë tokën e pranova të hyj në kooperativë!”

Ç’është e vërteta kuadrot e bujqësisë ishin me këtë, po kishte dhe me shkollë të mesme, mirëpo duhet të kishe një teserë partie që të garantoje detyrën, pavarësisht se ishin autodidakt. Pa dashur të bëhem Belul, atëherë më propozuan edhe mua të bëja detyrën e llogaritarit, sepse unë lexoja e shkruaja bukur dhe kisha fituar disa njohuri për jetën dhe ekonominë, të paktën nuk do të merrja njeri prapa për të më plotësuar dokumentet. Por unë nuk e ndjeja veten të zot për të mbajtur llogarinë e një fshati, edhe pse ishte llogari e thjeshtë. Unë rrallë vija në punë se kisha probleme me shëndetin dhe isha me raport mjekësor, po mërzitesha dhe atë ditë që vajta, brigadieri më dha ca formularë dhe më tha të merresha me ta se kisha shkrim të bukur. Kjo punë zgjati nja pesë ditë. Ditën e fundit që do të hidhte ditët në pasqyrat e tij ai më tha: “Po si t’i shënojmë këto ditë?” Dhe unë i thashë me shaka: Punon kali ha gomari!

Kryetarin dhe llogaritarin i thërriste banka e shtetit çdo muaj për të rakorduar llogaritë, por e kishin shkrimin aq të keq sa nuk e lexonin dot as vetë. Kjo i detyronte të më merrnin edhe mua mbrapa. Pra unë bëhesha “Demkë” një herë në muaj. Edhe unë isha një çikë brigadier, një çikë llogaritar e një çikë kryetar. Të qenurit “Demkë” për mua vazhdoi derisa dolën specialistë të përshtatshëm.

Ka qenë rregull, që në të gjitha detyrat e pushtetit dhe organizatat e masave caktonin “besnikët” e partisë. Në Osojë na ndodhi ndryshe, ai që u propozua për kryetar këshilli, ishte ndëshkuar për mungesë besimi ndaj partisë. Në të vërtetë ai kishte nxënë mend nga ai faj që kishte bërë dhe shfaqej si njeri i mirë, po jo për atë detyrë. Unë qeshja sa herë dëgjoja të fliste nëpër mbledhje ai njeri. Dhe ja pse. Ato ditë kishte dalë një ligj për mbrojtjen e pyjeve dhe  rekomandohej të njihesh populli me të. Dhe ja si e komentoi atë ligj kryetari i këshillit: “Ka dalë një ligj shumë i fortë. Ai që pret një dru sa një gisht dënohet me 100-lekë…” Ai vazhdoi me të gjithë gishtërinjtë e duarve, madje kishte të ngjarë të zbathte dhe opingat e të na numëronte edhe gishtërinjtë e këmbëve. Atëherë në sallë nisën ca të qeshura dhe njëri prej tyre i tha: “Avash, o kryetar se na mallëngjeve. Po të jetë ligji kështu si na the ti, të gjithë ne dënohemi çdo ditë, sepse çdo ditë presim e thyejmë shkarpa me atë dimension që na tregove!” Kryetari i këshillit ishte figurë kryesore në fshat derisa të gjitha funksionet i kaluan partisë, dhe duhet të ishte në gjendje të përgjigjej në emër të fshatit. Por ja çfarë ndodhi.

Ishte mars i vitit 1966. Në Vlushë të Skraparit festohej përvjetori i Brigadës së 7-të sulmuese. Atëherë nuk kishte rrugë makine dhe Ramiz Alia, Adil Çarçani, Gjin Marku dhe Sekretari i Parë i Komitetit Partisë, Elmaz Teme, fjetën në shtëpinë tonë, me që ne i kishim shtëpitë me tavan. Për të nderuar miqtë babai ftoi dhe sekretarin e partisë dhe kryetarin e këshillit. Si ishte gjysmuar muhabeti Ramizi pyeti kryetarin e këshillit: “A bën dallgë deti?” Por kryetari nuk e kuptoi kush ishte deti dhe heshti. Atëherë babai mori gotën e çoku me miqtë dhe në fund ia hodhi sytë Ramizit: “Juve bëtë një pyetje, por populli është i bindur për ato që i thotë partia dhe nuk bën dallgë. Është e vërtetë që popullit i dhemb prona, se me të është mësuar tërë jetën, po reformat nuk i kundërshton. Nëse nuk e keni bezdi unë do t’u them nja dy fjalë.” Ramizi e nxiti të fliste pa droje, vuri dorën te mjekra dhe po e dëgjonte. “Nuk ka më mirë se të jemi të bashkuar, po para se të bëhej kjo reformë, populli duhej sqaruar, se ç’ishte kjo gjë e re. Pastaj kjo kërkonte dhe njerëz të shkolluar. Do të kishte qenë mirë që të ishin hequr tre veta nga fshati e të specializoheshin dhe ta fillonim punën mbarë. Se ja, në kryesi më kanë zgjedhur mua, po unë jam analfabet dhe nuk di për vete jo të bind të tjerët. Po nuk pati një forcë bindëse, nuk shkulet kollaj ndjenja e pronës.” Ramizi i ra krahëve dhe përmendi emrin e Enver Hoxhës. Si duket edhe ai e kishte bërë këtë vërejtje.

Çuditërisht, as ne as Ramizi nuk e dinim,se brenda familjes ku po strehoheshin ata ndodhej një “agjent” grek! Dhe ky agjent isha unë. Sigurimi i shtetit na paskësh hapur një dosje, ku unë kisha qenë agjent! Ne e morëm vesh këtë kur u prishën institucionet e shtetit në vitin 1997. Një miku im kishte gjetur dosjen të flakur e cila ishte firmosur nga katër oficerë të sigurimit, që mbante nr 198, datë 23.11.1959! Si të mos më mjaftonin kartelat mjekësore 27-vjet rresht ata bënin edhe kartela fiktive me të cilat mburreshin e ngrysnin ditët.

Në mëngjes u nisëm për në Vlushë. Sheshi i bukur i Destinës kishte mbledhur të gjithë banorët e asaj krahine. Ishte mars i vitit 1966 dhe ajo pranverë do të shdërrohej në festë popullore. Rinia dhe lulet sinonim i njëra-tjetrës, e bënin më të bukur atë festë. Ishte rreshtuar Brigada, ku komandantët e batalioneve paraqisnin prezencën e partizanëve. Nga tribuna folën komandantë e komisarë. Në fund përshëndeti edhe Ramiz Alia. Në mes të fjalimit, kur Ramizi bëri një pauzë, në mes të grumbullit të madh të njerëzve, u dëgjua një zë,që u pasua nga dhjetë të tjerë: “Ne kërkojmë që Xhelal Staravecka të shpallet i pafajshëm!.” Në shesh ra një heshtje dhe mes njerëzve u pa një nervozizëm. Në çast tek ajo turmë arritën nja pesë punonjës të sigurimit dhe i neutralizuan. Po Ramiz Alia nuk e la enigmë. E ndërpreu fjalimin dhe u tha shkurt: “Xhelal Staravecka është tradhtar dhe e ka dënuar ligji i popullit, për të tillët nuk ka falje”. Në shesh shpërthyen duartrokitjet.

Fatkeqësisht, edhe tani që ka kuadro me lopatë, na kanë zënë vend nëpër zyrat e shërbimeve publike ca monstra, që vetëm mërzitin popullin. Vendin e kryetarëve të këshillave e kanë zënë ca kryepleq, që të vjen keq t’i quash punonjës shteti. Punën e tyre e bën policia, se nuk kanë aftësi të kontrollojnë territorin e tyre. Unë nuk e di përse shteti i flak këto lekë për dembelët e të paaftët e tij. Disa zyrtarë të shtetit janë kthyer në privatë, se i shkreti popull vete i kërkon nëpër lokale për të zgjidhur hallet e tij. Kur, vallë, do të kemi një administratë që do të flasë shtetërisht?

 

Share This Article
15 Comments
  • E vërteta qëndron se, në vitet 89-90, NË zyrën e Ramizit shkonin agjentët grekë, dhe Ramizi I qeraste me uiski, sigurisht nën petkun e gazetarit.
    Kur u sëmur Ramizi po ata agjentët grekë e dërguan për kurim në Greqi dhe e vizitonin shpesh për aq kohë sa ishte në spital .

    Këto që po shkruaj , JANË FAKTE dhe jo Aludime.

  • Hej mor i dashuri Enver CAKAJ, nuk ke qene vetem ti qe i kan shkruar SHPIFJE ne ate te zezen dosje personale. Por falju nders fatit, qe ti nuk kishe paksa kulture, se te kishin bere ferlik edhe ty.

    Shume persona e kan psuar nga SHPIFJET e shkruara ne dosjen sekrete personale, bile disa e kan paguar edhe me koke, le qe me burgje e kampe perqendrimi po e po.

  • O shoku Enver (Cakaj natyrisht ), po paske qënë pallavraxhi i madh more ti , si në përmbajtje dhe në stil të rrëfimit .

    Enver , paske strehuar gjithë ata miq të lartë në sarajet e tua , siç duket qënke shtëpi e madhe , por aman ia fut kot kur thua se midis tyre paska qënë edhe Gjin Marku . Në atë kohë Gjini dergjej në burg ….

    Nuk e di të tjerat sa të vërteta i ke se shkrimi yt më ngjanë me ato fejtonet që botoheshin dikur te Hosteni !

  • Atyre qe nuk dine te flasin ,populli u thote me mire mbaje mbyllur gojen dhe degjo me te mencurit; ndersa atyre qe nuk dine te shkruajne ,apo kujtojne se dine , u thote ; mos u harxho kohen njerzeve ,se i fut edhe ne ngaterrese, ndersa gazetes i ul nivelin e shkrimeve dhe i pakeson lexusit !,

  • Skrapari sa nje mi,
    ka bere shume histori.
    Ju mor bira kurvash,s`kishit nevoje per ekonomi,bageti,,se juve ju mbante GAVETA kapterrit.

    • Demon, bir kurve je vete. Do ishte mire sikur ti kishim te GAVETES edhe politikanet tane, se nuk do ishim katandisur keshtu sic jemi katandisur.

    • demo demo kopilari gjithe jeten te mbeti samari, Por fajin ta ka joteme qe kunj me kunj ne gjithe dynjane.
      Me vjen keq o demo se mikun e sateme mos e kraheso me nje popull o bisht miu
      O Enver cakaj mos shkruaj kot se trimi Gjin Marku ishte ne burg ne kete vit qe thua.

  • I miri Enver Cakaj…! je nxituar ti apo redaktori gazetes ne venien e ketij-Titulli -shkrimit!? qe *Dodona mbi tomor* komenton..?!
    Sa per *demon*skraparllinjte duhet te ndalojne ,Ai i quan *bij Kurvash *! Dhe nje skraparlli..ne ka…,-ti kerkojne llogari!
    Guri Naimit D.

  • Para se te nxjerr mut goja o demo bej nje ADN dhe krahasoje me te babait tend. Skrapari ka qene komunist eshte e vertete sepse Skrapari nuk mund te ishin miq me pushtusin ashtu sic bene disa te fares tende.

  • Tallet dhe ky kerma. Ai plaku mori 100 pikeshen, sipas ketij palacos, ndersa populli filloi te hante buke. Buke, se hanin bar, sic kane filluar e hane sot

  • Vero , futja kot se populli nuk e ka dash as nji here kooperativen dhe nuk e di a ka ka pasur ndonji kurajon qe te kerkonte rehabilitimin e ,Xhelal Stataveckes? Nuk ma ha mendja qe ataa qe shoqeronin Ramizin ta dergonin ke agjenti grek Ju Enveret genjeki te gjithe mor burre

  • Tradhêtari i ideve komuniste, R.A iu dha hapēsira të Lenin, llapaqenët dhe llapakudrat…
    Ka ardhur kohë e ligê e demone-kracisë kapitaliste,
    Me mashtrime, trillime, gënjeshtra kadareiane,
    po majmen kameleonēt si ai; me ide satane!…
    Rrejë, rrejë se diçka mbetet,
    Tradhëtia, lehtê nuk tretet!…
    Pfyyyy!

  • Zoti E. Caka, e ke bere kete shkrim tamam si Beluli (Gjeraqina).
    Se pari, ve nje titull per ” Agjentin grek” dhe flet per kooperativen bujqesore te fshatit.
    Se dyti, ne vitin 1966 kishte plot njerez me shkolle sa per te bere llogarite e brigades edhe ne Osoje; nuk ma mer mendja se ishe ti shpetimtari i fshatit. Historia jote mund te shkonte per koperativat e para ne vitin 1946 kur 80% e shqipetareve ishin analfabete. Ne vitin 1966 ne Shqiperi kishte edhe universitete.

    Se treti, Gjin Marku e kishte mare goditjen politike qysh ne fillim te viteve 1950te dhe nuk mund te vinte per darke me anetaret e byrose te babai yt ne vitin 1966.
    Se katerti, sigurimistat e shoshitnin mire gjithe fshatin para se te vinin anetaret e udheheqjes dhe nuk besohet qe ta dergonin Ramiz Aline per darke te shtepia jote, si “agjentit grek”. Aq me teper qe banoret e Skraparit e njihnin njeri tjetrin vetem nga mbiemrat e tyre pra e dinin se kush ishte “agjent”.

    Sugjerimi im: Historite imagjinare mbaji per vehten tende, te tjeret kane tjeter llogjike.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *